Panorama Sport (Albania)

Disiplina, "shuplaka" djemve të presidentë­ve

-

Komisioni i Disiplinës dënon djemtë e presidentë­ve të Tiranës dhe Laçit. Grent Halili dhe Kleo Laska do të vuajnë nga dy javë pezullim, pasi kanë protestuar tej normave në takimin e dy javëve më parë mes Tiranës dhe Laçit. Veç djemve të presidentë­ve në Superiore, Tirana duhet të paguajë brenda 30 ditëve këstet e Gjergji Muzakës, ndërkohë që Luftëtari do të luajë një ndeshje pa tifozë, ndërsa Kamza ka marrë një gjobë të kripur për dështimin në organizimi­n e ndeshjes. Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. Lojtari i KF "Tirana", Grent Halili, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. 2. Zyrtari i KF "Laçi", Kleo Laska, për protesta ndaj zyrtarit në ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

3. KF "Luftëtari", për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës. 4. KF "Kamza", për dështimin në përmbushje­n e detyrimeve për organizimi­n e ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëqind mijë) lekë.

5. KF "Erzeni", për sjellje të gabuar të tifozërisë së tij, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë­mijë) lekë. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

6. Lojtari i KF "Shënkolli", Ilir Caushaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet 12 muaj pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike.

7. Lojtari i KF "Shënkolli", Ruben Danaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet 12 muaj pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike.

8. Lojtari i KF "Shënkolli", Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike.

9. KF "Shënkolli", për sjelle të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

10. KF "Iliria", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe duke shkaktuar ndërprerje­n e përkohshme të ndeshjes, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkatës. 11. Zyrtari i KF "Iliria", Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike.

12. KF "Tomori", për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë­mijë) lekë. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

13. KF "Lushnja", për sjellje të gabuar të tifozëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë­mijë) lekë. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

14. Lojtari i KF "Shkumbini", Shamet Luta, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF "Kukësi", Jeremis Bilalaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktivitete­t futbollist­ike.

16. KF "Butrinti" U-19, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve në ndeshjen kundër KF "Lushnja" U-19, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

17. KF "Butrinti" U-19, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, për hedhjen e sendeve brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje përfundimt­are të lojës, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa tifozë në stadiumin përkatës.

18. Lojtari i KF "Vlora" U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i KF "Vlora" U-19, Hitmen Troqe, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Detyrohet KF "Tirana" të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka, sipas vendimit Nr.1, datë 23.01.2017 të DHKZK, brenda një afati 30-ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmër­ohet KF "Tirana", se me kalimin e afatit 30-ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

21. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF "Pogradeci" U-19, Ardian Abazaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Zyrtari vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

22. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Vora", Florian Peqini, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Lojtari vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania