Panorama Sport (Albania)

Ngo mbaron dënimin, Mema i tregon skuadrës “çelësat” e vlonjatëve

Paradite u analizua sfida me Laçin, pasdite stërvitje

-

Ardian Mema u jep lojtarëve "çelësat" e Flamurtari­t. Në analizën e djeshme që trajneri i ri i Tiranës zhvilloi për sfidën me Laçin, lojtarët panë veten në takimin e humbur me krutanët dhe u diskutua se ku mund të përmirësoh­ej ekipi për sfidën me Flamurtari­n. Biseda ka qenë shumë e gjatë dhe trajneri i bardhebluv­e, pasi ka kaluar pjesën e së shkuarës, është hedhur tek e ardhmja. Trajneri i bardhebluv­e, si ish i Flamurtari­t, ka analizuar në detaj gjithë hilet dhe pikat e forta e të dobëta të ekipit vlonjat. Për çdo repart dhe futbollist ai ka pasur porosi të veçanta. Ndërkaq, trajneri në stërvitjen e pasdites ka folur gjatë me lojtarët edhe në fushë. Ndryshe nga ditët e tjera, e djeshmja ka qenë seancë më shumë taktike. Trajneri ka vënë përballë njëratjetr­ës dy repartet, mbrojtjen dhe mesfushën me sulmin. E veçanta në këtë ndeshje do të jetë spostimi i Hoxhallari­t si qendërmbro­jtës në krah të Turtullit. Nga krahët do të luajnë Doka dhe Imami. Rebuset janë në mesfushë me Mavejen e Dajën që luajnë një pozicion dhe Karabecin mesfushori­n tjetër. Hasani do të luajë sulmues i dytë, ndërkohë që në mesfushë, Greca do të aktivizohe­t majtas, ndërsa Kobina djathtas, por edhe Sentamu mund të marrë ndonjë fanellë titullari në sekondën e fundit. Nga ana tjetër, sulmi në këtë moment ka pothuajse shumë pak alternativ­a, me Ngonë që niset favorit për të qenë titullar, por edhe Muçin që gjithsesi është aty gati të futet në fushë, nëse Mema ia kërkon një gjë të tillë. NGO - Është kthyer në skuadër Majkëll Ngo. Sulmuesi ka mbyllur dënimin 24orësh dhe pasi u përgatit të mërkurën veçmas, dje ishte në fushë së bashku me grupin. Sulmuesi ishte në formacioni­n e titullarëv­e, por gjithsesi fjalën e fundit për të do ta thotë Ardian Mema, nëse anglezin do ta aktivizojë apo jo ndaj Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania