Panorama Sport (Albania)

Flamurtari dhe Tirana, në shifra

-

NDESHJET NË TOTAL: 154

FITORE, FLAMURTARI: 39

BARAZIME: 38

FITORE, TIRANA: 77

GOLAVARAZH­I: 139- 228

FITORJA E FUNDIT PËR FLAMURTARI­N: Më 06.05.2017, 2- 0 BARAZIMI I FUNDIT: Më 26.02.2017, 0- 0 FITORJA E FUNDIT PËR TIRANËN: Më 02.10.16, 3- 0

- 15- 45 janë minutat më rezultativ­e për Tiranën. Në 8 javë kampionat, në këtë hark kohor, ka shënuar 4 gola.

- 45- 60 është koha kur bardheblut­ë vuajnë shumë për të shkuar te porta. Në këtë çerekorësh, Tirana nuk ka shënuar asnjëherë gol.

- 15- 45 janë minutat më efektive për Flamurtari­n. Në këtë hark kohor kanë shënuar pesë gola.

- 0-15 janë minutat kur vlonjatët vuajnë më së shumti, pasi deri më tani nuk kanë shënuar asnjë gol.

- 53 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 19982018, me një bilanc që flet për Tiranën: 26 fitore, 10 barazime dhe 17 fitore për vlonjatët. Golavarazh­i: 72- 52 për kryeqyteta­sit.

- Një duel “ish”-ësh në stadiumin “Flamurtari”. Ardian Mema, Ilion Lika, Gentjan Muça, Shpëtim Moçka, Bedri Greca rikthehen në Vlorë, ndërsa Tomislav Bushiç, Fjoralb Deliaj, Blerim Kotobelli, Argjend Mustafa, por edhe trajneri Ilir Daja përballen me bardheblut­ë, ekip ku kanë kaluar një pjesë të karrierës.

- 33 muaj ka Flamurtari pa u thyer në shtëpi prej Tiranës. Të fundit herë bardheblut­ë kanë fituar më 13 dhjetor 2015, falë dygolëshit të Elis Bakajt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania