Panorama Sport (Albania)

Asnjë fitore në transfertë, Teuta gati të tregojë “dhëmbët”

Kalendari, 6 nga 10 ndeshjet e radhës i luajnë jashtë

-

Teuta bëhet gati që të luajë një nga ndeshjet që mund të ndryshojë rrjedhën e këtij sezoni. “Djemtë e detit” duan me çdo kusht fitoren, pasi synojnë pikërisht pozicionin që mbahet momentalis­ht nga Laçi. Vetëm trepikëshi do u jepte mundësi që t’i afroheshin zonës “Euro”, objektiv i vendosur që në nisje të kampionati­t prej drejtuesve më të lartë të klubit. Vështirësi­a është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë kurbinasit që në 8 javë nuk e njohin humbjet. Megjithatë, të besuarit e Bledi Shkëmbit besojnë se mund t’ia dalin, ashtu siç vepruan me Skënderbeu­n. Skuadra ka punuar intensivis­ht, duke përfituar edhe nga ndalesa e kampionati­t, janë munduar që të përmirësoj­në dhe korrigjojn­ë gabimet e shfaqura në javët e kaluara. Ajo çka shqetëson më shumë është që fakti që Teuta nuk di të fitojë jashtë fushe. Në këtë edicion ka marrë vetëm një barazim ndaj Tiranës dhe kanë humbur me Luftëtarin dhe Partizanin. Ndeshja do të luhet në fushën neutrale të “Elbasan Arenës”, ndaj shihet si mundësi që të shmangin presionin dhe të ndihen si në shtëpi. Fundi i fazës së parë dhe faza e dytë e vendosin para një prove delikate skuadrën, pasi në 10 ndeshje në total 6 do t’i luajnë pikërisht jashtë fushe. Ndaj duke filluar që nga Laçi, ka ardhur koha që të ndryshojnë mentalitet dhe të shfaqen “superiorë” si në “Niko Dovana”. Në takimin e së shtunës është e sigurt mungesa e Esin Hakajt, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohe­t në kohë. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për “djemtë të detit”, që kërkojnë me patjetër të ndryshojnë “fytyrë” në transfertë dhe kjo është pasqyruar në çdo seancë stërvitore, ku është punuar në çdo aspekt. Në një kampionat të ngjeshur, detajet më të vogla janë ato që bëjnë diferencën dhe Teuta është gati të shfaqë të gjithë “arsenalin” e saj të shtunën. Dhe rëndësia që i kanë dhënë këtij 90-minutëshi duket te shmangia e deklaratav­e në media. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania