Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Toro, Mërgjyshi: Nuk na ka falur njeri asgjë

-

Artan Mërgjyshi beson te vazhdimësi­a. Ai vlerëson Teutën si një kundërshta­r të fortë, ndërsa evidenton se deri në këtë fazë të kampionati­t nuk i ka falur kush asgjë dhe rezultatet janë të merituara. Në një deklaratë të dhënë për “RTSH Sport”, trajneri i Laçit theksoi se skuadra duhet të jetë e kujdesshme për të shmangur gabimet. “Çdo ndeshje vlen tri pikë dhe këtë ua kemi bërë të qartë edhe djemve. Nuk ka ndeshje të lehta në kampionati­n tonë. Çdo javë duhet marrë me seriozitet­in maksimal, ashtu siç kemi vepruar deri tani. Do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, por e dimë që futbolli i ka të tria rezultatet brenda. Në kësi kushtesh, do të na duhet të jemi të përgatitur për të mos gabuar dhe gabimi duhet të vijë sa më vonë. Nuk na ka falur njeri asgjë, por e kemi merituar dhe duke vepruar siç kemi vepruar deri tani, duke punuar në këtë formë, rrugën e kemi të hapur për të ecur para. Duhet të vazhdojmë kështu, por asgjë nuk bëhet me siguri në futboll, sepse siguria më e mirë në futboll janë puna dhe seriozitet­i, ndaj shpresoj të jemi në këtë rrugë deri në fund”, tha tekniku, i cili do të ketë vetëm tri mungesa këtë javë. Jon Mersinaj e humb edhe këtë ndeshje, Denis Pjeshka vijon rikuperimi­n pas operacioni­t, ndërsa Xhevahir Sukaj mbetet ende larg ekipit, pasi nuk i ka zgjidhur kontradikt­at me drejtuesit. Lajmi më i mirë që kanë marrë ditët e fundit vjen prej Sebastian Toros. Kiliani pati kaluar një helmim dhe kjo e ka detyruar që të mungojë në stërvitje, por fakti që dje u rikthye i ka bërë me “krahë” kurbinasit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania