Panorama Sport (Albania)

Janiçiç në dyshim, Rrapo: Kthesa nis nga Partizani

5 Mbrojtësi i dëmtuar, mesfushori do 4 ol dhe fitore ndaj "demave"

-

Luftëtari vijon përgatitje­t për takimin e fundjavës me Partizanin, por trajneri Gentian Mezani nuk do ta ketë të plotë grupin. Nemanja Janiçiç mbetet mungesa e vetme për Luftëtarin në këtë moment. Dëmtimi i qendërmbro­jtësit është konfirmuar edhe pas ekzaminimi­t në një nga klinikat e qytetit të Vlorës. Trajneri Mezani, i pyetur në lidhje me shkallën e dëmtimit të Janiçiç, u shpreh se mbetet për t'u parë nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm për të dielën. Sipas Mezanit, gjithçka kushtëzohe­t me faktorin kohë për gatishmëri­në ose jo të Janiçiçit.

RRAPO- Mesfushori Donald Rrapo është një pikë e fortë te Luftëtari. Falë kontributi­t të tij, skuadra gjirokastr­ite ka shfaqur dukshëm progres, jo vetëm në lojë por dhe në rezultat. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Rrapo pohoi se Luftëtari do të shkojë në kryeqytet për të marrë një rezultat pozitiv. "Me Partizanin është një ndeshje e vështirë. Të gjithë e dimë që kundërshta­ri është në vend të parë edhe është një nga ekipet më të mira për momentin në kampionat. Në përballjen me Partizanin shkojmë për të marrë pikë. Objektivi ynë është se nga ky takim të fillojmë kthesën e shumëpritu­r nga të gjithë përkrahësi­t tanë. Të frenosh ecurinë e mirë të Partizanit në këto javët e fundit, pa dyshim që kërkohet personalit­et në fushën e lojës. Po stërvitemi fort me trajnerin Mezani për të treguar vlerat tona të vërteta si skuadër në takimin me Partizanin, edhe pse s'do ta kemi aspak të lehtë", tha fillimisht Rrapo. Mesfushori e pranoi se Partizani është ekipi më solid në mbrojtje, me një gol të pësuar në 8 javë. Përpos këtij fakti, Rrapo nuk e fsheh dëshirën për t'i shënuar Partizanit. "Gol do ishte mirë të shënoja çdo javë, jo vetëm Partizanit. Pavarësish­t dëshirës për të shënuar, ka pak rëndësi nëse realizoj ose jo. I rëndësishë­m është rezultati pozitiv ndaj Partizanit. Mbrojtja është arma më e fortë e kundërshta­rit, por dhe ne do dimë t'i përgjigjem­i me lojën tonë", përfundoi Rrapo. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania