Panorama Sport (Albania)

Bardhi: Kukësi s’na tremb, tani vjen Kastrioti i vërtetë

-

Skuadra krutane ka vijuar edhe dje seancat stërvitore në orarin e ndeshjes së fundjavës. Ekipi është stërvitur me angazhim maksimal, teksa tekniku Plori dhe ndihmësit e tij kanë punuar me të gjithë lojtarët të ndarë tri grupe. Për Patrik Bardhin, përballja me Kukësin është mjaft e rëndësishm­e për Kastriotin sa i takon vazhdimësi­së. Sipas tij, ekipi duhet të japë gjithçka në këtë ndeshje për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Sipas sulmuesit, i cili realizoi një gol të bukur ndaj Tiranës, Kastriotit nuk i lejohet më të gabojë, pasi në të kundërt do të rrezikonte shumë. “Atmosfera pas rezultatev­e që kemi marrë nuk mund të jetë shumë e mirë. Megjithatë, është një atmosferë normale. Pauza e kampionati­t shërbeu shumë për të rimarrë veten të gjithë lojtarëve që ishin të dëmtuar dhe kjo ka bërë që të kemi një kontingjen­t të plotë para Kukësit. Pas zhgënjimev­e të njëpasnjës­hme, ka ardhur koha për të reaguar. Ka ardhur koha që ne të tregojmë se nuk jemi një skuadër që jemi rastësisht në Superiore. Kemi zhvilluar disa ndeshje të bukura në të shkuarën, pavarësish­t se nuk kemi arritur të merrnim rezultatet e dëshiruara. Shpresoj dhe kam besim se kjo do të jetë ndeshja që do të sjellë ndryshimin e madh. Ne nuk na lejohet më të bëjmë hapa fals, sidomos në fushën tonë. Jemi koshientë që përballja e fundjavës do të jetë mjaft e vështirë, pasi presim njërën ndër skuadrat pretendent­e, mirëpo kjo gjë nuk na frikëson. Jemi 100% të motivuar për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të marrë tri pikët”, tha sulmuesi. Ai nuk e mohon dëshirën që ka për të gjetur rrjetën edhe këtë javë, megjithatë thekson se mjafton që në fund skuadra të marrë pikët. “Normal që çdo futbollist do të donte që të shënonte, sidomos ne sulmuesit. Por, për mua personalis­ht më e rëndësishm­e është që të marrim tri pikët, pastaj se kush shënon, kjo ka pak rëndësi”, përfundoi Bardhi. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania