Panorama Sport (Albania)

Gati Malota, si ndryshon Vllaznia

Trajneri Lika do aplikojë një skemë tjetër ndaj Erzenit, pritet një ekip sulmues

- ADMIR URUÇI

enato Malota me sa duket do të ketë këtë të shtunë takimin e parë si titullar me Vllazninë në Kategorinë e Parë. Ai është rikthyer plotësisht në formën e tij optimale dhe për këtë tekniku Hasan Lika ka vendosur që ta aktivizojë nga minuta e parë. Një rikthim i tillë ka bërë që tekniku të ndryshojë për më tepër edhe mënyrën e të luajturit të skuadrës së tij. Ai është parë ta vendosë skuadrën në një skemë të re, ndryshe nga takimet e deritanish­me, duke besuar jo vetëm tek aftësitë e shtatlartë­sia e lojtarëve të mbrojtjes, por edhe duke kërkuar më shumë në drejtim të sulmit. Nga ajo që u vu re edhe gjatë seancës së djeshme stërvitore, tekniku Lika po kërkon që të implemento­jë një skemë sulmuese në momentet, kur skuadra do të luajë në ofensivë dhe një skuadër më mbrojtëse, kur ajo duhet që të luajë në fazën defensive. Një skemë 34-2-1, kur skuadra do të jetë në sulm dhe një skemë 5-4-1, kur ajo do të luajë në mbrojtje.

FORMACIONI Tekniku Hasan Lika ka skicuar dje edhe formacioni­n që do të startojë takimin ndaj Erzenit. Në bazë të lojtarëve që do të ketë në dispozicio­n, trajneri do të aplikojë edhe skemat e tij. Në fazën ofensive, me sa është parë, Vllaznia

do të luajë me tre lojtarë në mbrojtje, me Malotën në qendër të saj dhe me dyshen Ignat në të djathtë e Zeqja në të majtë. Në mesin e fushës në qendër do të jetë e palëvizshm­e dyshja Krymi e Tafili, ndërsa në krahë do të jenë dy nga lojtarët që janë

aktivizuar në këto 5 javë të para, Gocaj nga e djathta dhe Gurishta nga e majta. Këta dy lojtarë priten të plotësojnë katërshen e mesit të fushës. Në sulm, Vllaznia do të jetë më ngacmuese. Xhunior do të jetë në majë të sulmit e ndërsa në krahë do të ketë ndihmën e

dyshes Zogaj nga e djathta e Hajdari nga e majta. Ky do të jetë formacioni dhe vendosja e lojtarëve me një skemë 3-42- 1. Deri tani, trajneri Lika kishte aplikuar skemën 4-23-1. Ndërsa nëse do të kërkohet që skuadra të luajë në mbrojtje, përkrah treshes Malota,

Ignat e Zeqja do të jenë edhe dyshja Gocaj e Gurishta, të cilët do të jenë një kartë e këtij reparti, ndërsa në mesin e fushës do të spostohet më mbrapa dyshja Zogaj e Hajdari duke lënë në majë të sulmit vetëm braziliani­n Xhunior, me një skemë 5-4-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania