Panorama Sport (Albania)

Nga Partizani te Bylis, Barjamaj: Zgjedhja e duhur

“U jepet përparësi talenteve, dua të kap elitën”

- ERJON SALIU

arjo Barjamaj ësh të një nga lojtarët me të ardhme në radhët e Bylisit, aty ku luan si titullar. Mesfushori, që në verën e shkuar mbushi 20 vjeç, erdhi në Ballsh si një nga lojtarët më premtues të dalë nga Partizani. Në fakt, Barjamaj ka luajtur me të rinjtë, por edhe me ekipin B, ndërsa ka provuar edhe Superioren në sezonin e shkuar, kur luajti ndaj Kamzës. Një lojtar i shpejtë dhe teknik, në qendër të mesfushës trajneri Veljko Dovedan është duke punuar shumë, ashtu si edhe me lojtarët e tjerë të rinj. Në një prononcim enkas për “Panorama Sport”, mesfushori 20vjeçar tregon se pse zgjodhi Ballshin dhe synimet për të ardhmen.

BARJAMAJ

“Ndihem shumë mirë. Është një grup fantastik, plot harmoni dhe vullnet për të ecur përpara dhe kjo do të na ndihmojë për t’ia dalë, për të arritur objektivin tonë sezonal, që është Superiorja. Erdha në Ballsh sepse pashë këmbëngulj­en e presidenti­t Besnik Kapllanaj që beson shumë te të rinjtë. Sa herë që futem në fushë, motivohem dyfish. Bylisi është një klub i rregullt në akomodim dhe kontrata. Jam i lumtur me aktivizimi­n sepse në çdo ndeshje gjej mbështetje maksimale nga i gjithë stafi, por edhe nga shokët e skuadrës. Te Bylisi po mësoj shumë, jam pjesë e një skuadre që tashmë ka krijuar traditë në futbollin shqiptar

sepse ka luajtur edhe dy herë në Kupat e Europës, por edhe që synon Superioren. Pastaj, të rinjtë Ballshin e kanë si trampolinë­n e karrierës”, thotë mesfushori. Barjamaj flet më pas edhe në lidhje me garën dhe synimet që ka në të ardhmen. “Rivaliteti është shumë më i

madh se në Kategorinë e Superiore dhe gara është shumë e fortë në këto javët e para. Megjithatë, ne po shfaqim vlerat tona më të mira dhe kemi pasur rritje në lojë nga java në javë. Kemi shumë futbollist­ë, po punohet shumë dhe unë kam besim se në vijim ne do të jemi

shumë më mirë. Synimet janë si çdo lojtar i ri duke shpresuar për të kapur nivelet e larta. Për momentin, synimi kryesor është përqendrim­i te Bylis për të arritur objektivat. Luaj në Superiore me Bylisin, pastaj të shohim”, përfundoi prononcimi­n e tij Barjamaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania