Panorama Sport (Albania)

Barazimet janë bërë makth, Lushnja bëhet gati për festë

Bejte dhe Xhafa, të bindur për fitore ndaj Bylisit

-

Egnatia është e para, ndaj Lushnja dhe Bylisi (- 3) pritet të luftojnë fort pasditen e nesërme në stadiumin “Roza Haxhiu”. Bëhet fjalë për dy skuadra që kanë rivalizuar deri në fund në dy edicionet e fundit për në Superiore. Në kampin verdhejesh­il ëndërrojnë fitoren. “Veteranët” e Lushnjës flasin për një ndeshje që duhet fituar. XHAFA

Qendërmbro­jtësi Erjon Xhafa për gazetën “Panorama Sport” shprehet se ekipi verdhejesh­il ushqen shpresa të mëdha për tri pikë, pas një kalvari të gjatë barazimesh. “Jemi të përgatitur që në ndeshjen e së shtunës të jemi gati për të realizuar objektivin, që është vetëm fitorja. Është një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshta­ri relativish­t të fortë. Shpresojmë dhe urojmë që fitorja të jetë e jona. Shpresojmë të rikthehemi te fitorja pas tri barazimeve radhazi. Kjo do të na ndihmojë për renditjen, pasi edhe kundërshta­rët tanë aty- aty janë. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Shpresojmë të arrijmë objektivin dhe t’i dhurojmë publikut tonë një gëzim akoma më të madh. Tifozët tanë e presin këtë fitore dhe shpresojmë shumë se do t’ia arrijmë”, u shpreh “veterani” i mbrojtjes verdhejesh­ile. Një tjetër “veteran”, portieri Ibrahim Bejte, thotë për gazetën se eksperienc­a e madhe e Lushnjës në të tilla ndeshje do t’i ndihmojë verdhejesh­ilët.

BEJTE

“Nuk ka ndeshje të lehta, sidomos në grupin tonë, ku të gjitha ndeshjet janë të vështira. Bylisi është një rival i drejtpërdr­ejtë për ne. Një kundërshta­r që e njohim shumë mirë. Jemi stërvitur mirë dhe pretendime­t tona për këtë ndeshje janë të mëdha. Shpresojmë që duke thënë 100% në këtë ndeshje, të na ndihmojë dhe pak fati. Besoj se Lushnja do të dijë të dalë me sukses nga të tilla përballje. Si nga fillimi i lojës deri në fund të jemi të gjithë të përqendrua­r. Besoj se do të dalim me sukses. Fitoret të dërgojnë më lart në renditje. Shpresojmë të mos bëjmë hap fals si me Turbinën. Të japim më të mirën dhe të arrijmë fitoren”, u shpreh portieri Bejte. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania