Panorama Sport (Albania)

Klubet e origjinës, Pëllumbi: Gati për klauzolën favorizues­e

Kreu i federatës: Kërkojmë zgjidhje brenda bazës ligjore

- ARTIN LLESHAJ

residenti i Federatës së Volejbolli­t, Erlind Pëllumbi, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, u shpreh rreth kërkesës që parashtroi trajneri i Frakës, Dritan Bardhi, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që punojnë me këtë sport, sidomos në skuadrat e moshave, duke mundësuar që të vendoset një taksë për klubin e origjinës në mënyrë që të njihet puna që bëhet me brezin e ri. Kreu i volejbolli­t shqiptar deklaroi se në asamblenë e radhës do të diskutohet për këtë temë dhe do të kërkohet zgjidhja më e mirë e mundshme që lejon baza ligjore.

Mendoni që duhet të mbrohen më shumë klubet që rrisin dhe prodhojnë volejbolli­stë të rinj?

Ideja jonë është që duke rritur moshën e lojtarit të lirë, mbrojmë interesat e këtyre djemve apo vajzave që punojnë me moshat brenda territorit të Shqipërisë, sepse për lëvizjet që kryhen jashtë vendit, janë të mbrojtur sepse ekziston një sistem i quajtur “Internatio­nal transfert”. Me ketë sistem gjithçka niset nga lojtari për të vijuar me klubin ku do të shkojë të luajë ky sportist. Më pas, klubi i ri që do ta afrojë këtë lojtar i bën kërkesën klubit të origjinës, gjë e cila më parë nuk ka funksionua­r. Është klubi i origjinës, ai që duhet të japë lejen për këtë lëvizje dhe në fund vjen federata, e cila, kur shikon që të gjitha palët janë dakord me njëratjetr­ën, jep aprovimin. Kjo është për sa u përket lëvizjeve jashtë vendit.

Brenda vendit ky rregull nuk funksionin. Keni menduar të bëni diçka për t’u ardhur në ndihmë klubeve edhe për lëvizjet brenda vendit?

Ne e kemi rritur moshën kur një lojtar mund të jetë i lirë nga 14 vjeç që e gjetëm atë, duke e bërë 18 vjeç. Në asamblenë e shkuar e hodhëm si ide ta shikojmë sërish çështjen e moshës dhe po mendojmë ta ngremë atë duke e dërguar në 21 apo 23 vjeç. Janë bërë disa tratativa për këtë çështje, gjë e cila do t’i ndihmonte klubet e origjinës. E gjitha kjo duhet bërë brenda bazës ligjore që na lejon legjislaci­oni. Duhet të shikojmë se kur duhet të fillojë origjina, pasi shumë lojtarë të rinj mund të kenë bërë disa lëvizje sepse kështu e ka lejuar rregullorj­a. Atëherë më konkretish­t, të marrim rastin kur një lojtar nënshkruan një kontratë 10-mujore dhe mbas 10 muajsh ai është i

lirë të shkojë ku të dëshirojë. Këtu skuadrat kanë buxhete shumë të reduktuara dhe nuk mund të bëjnë kontrata afatgjata, pasi rrezikojnë falimentim­in. Siç e thashë edhe më lart, të gjitha këto duhet të rishikohen në mënyrë ligjore dhe mbi të gjitha të jenë sa më të favorshme për të dyja palët. Mendojmë që duke e rritur moshën deri në 21 apo 23 vjeç, klubet arrijnë të marrin më shumë fryte nga puna e kryer me këta lojtarë të rinj.

A e keni planifikua­r diskutimin për taksën e klubit të origjinës, në asamblenë e radhës që do të organizoni?

Sigurisht që do të diskutojmë edhe për këtë temë. Nëse një skuadër kërkon të marrë një lojtar të ri, i cili është brenda grupmoshës 18 vjeç aktualisht, duhet patjetër të negociojë me skuadrën që e ka nxjerrë këtë sportist. Kjo do të jetë një ide që do hedhim në asamble. Megjithatë, edhe kjo pjesë duhet rishikuar pasi mund të jetë disi abuzive, ku dy klube mund të mos kenë marrëdhëni­e të mira me njëra-tjetrën, apo mund të jenë rivale dhe këtu mund të abuzohet me shifrat. Prandaj, mendoj se duhet të vendoset një shifër fikse për këto transferim­e brenda territorit shqiptar. Sigurisht që kjo klauzolë duhet të jetë e përballues­hme, pasi siç e dimë edhe në volejboll buxhetet janë shumë të brishta.

Duke u kthyer te volejbolli i luajtur, si i konsideron­i këto javë të para të kampionati­t që sapo ka startuar?

Kemi një nisje interesant­e, pasi shikoj një frymë shumë pozitive dhe do të thosha që kemi një start me një nivel më të lartë se në vitet e shkuara. Skuadrat janë më të ekuilibrua në shpërndarj­en e forcave dhe për rrjedhojë rivaliteti është më i lartë se në të shkuarën. Jam shumë optimist që do të kemi një kampionat interesant, cilësor dhe me të papritura.

 ??  ?? Presidenti i Federatës së Volejbolli­t, Erlind Pëllumbi
Presidenti i Federatës së Volejbolli­t, Erlind Pëllumbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania