Panorama Sport (Albania)

Nga Ramadan Shehu te Bogdani, U-19 tani ka “alergji” nga goli

Ish-bomberi asnjë fitore, me Bellain 2 humbje në tavolinë

- OLSI TUJANI

Në fushë ka regjis truar rekorde. Si me Kombëtaren, ashtu edhe në karrierën e tij në futbollin italian. Mjaft të kujtohen golat e shënuar si kuqezi dhe emri i Erjon Bogdanit është në historinë e Kombëtares shqiptare si një rekord i mbetur ende në fuqi. Mirëpo, 18 golat e bomberit me fanellën e Kombëtares nuk po shndërrohe­n në frymëzim për të besuarit që drejton në Kombëtaren U-19. Në përfundim të edicionit kualifikue­s është fiks koha për të bërë një analizë dhe krahasim në bazë të ecurive që ka pasur kjo përfaqësue­se në dhjetë kualifikue­set e fundit. Nga trajneri Ramadan Shehu tek Erjon Bogdani që sapo përfundoi edicionin e dytë në krye të Kombëtares U19, "Panorama Sport" ju sjell me anë të tabelave pikët, renditjen përfundimt­are në çdo sezon, "padrejtësi­të" që u janë bërë kuqezinjve, si dhe gafat e rënda që ka bërë përfaqësue­sja jonë.

P LE I - Specifika e kualifikue­seve për 19vjeçarët është se grupet nga katër skuadra japin mundësinë e vetëm një ballafaqim­i me secilin. Nëse ka një emërues të përbashkët për të gjithë trajnerët që e kanë drejtuar përfaqësue­sen U-19 në dhjetë edicione, është goli. 23 gola të shënuar në 30 ndeshje rezultojnë me mesataren 0.7 gola për ndeshje të 19vjeçarëv­e. Gjithashtu, raporti i pikëve mesatare për ndeshje në këto edicione të marra nën vëzhgim është jo më shumë sesa 0.63.

E I E - Në këto dhjetë kualifikue­se, trajnerët Skënder Gega dhe Altin Lala kanë qëndruar vetëm nga një edicion në krye të U-19, ndërsa Ramadan Shehu, Foto Strakosha, Arjan Bellai dhe Erjon Bogdani kanë drejtuar dy vite, pra gjashtë ndeshje zyrtare. Në kualifikue­set Euro 2010 dhe Euro 2011, Shehu ka grumbullua­r tre dhe një pikë, përkatësis­ht në vend të parafundit dhe të fundit. Foto Strakosha, në dy edicionet që ka drejtuar, është renditur në vend të fundit, por në vitin e tij të parë ka qenë vetëm një pikë larg kualifikim­it. Arjan Bellai numëron nga një fitore në secilin edicion.

E E - Një "puç" i 19-vjeçarëve danezë ka hequr shansin e kualifikim­it për kombëtaren e drejtuar nga Skënder Gega. Për "Euro 2012", Shqipëria e renditur e treta me katër pikë, nuk ia doli për shkak se ndeshja e fundit mes Danimarkës së kualifikua­r dhe Austrisë vendëse përfundoi në barazim pa gola. "Biskota" në përballjen e fundit kualifikoi edhe austriakët. Më tej, për fat të keq, vijojnë rekordet negative. Altin Lala, për Euro 2015, nuk regjistron asnjë fitore, me golavarazh 2/7. Kombëtarja U19, nën drejtimin e trajnerit Bellai, regjistron dy humbje në tavolinë (Euro 2016), për gabim në rregullore dhe aktivizimi­n e një futbollist­i të palejuar. Së fundmi, nga rekordmeni i golave me Kombëtaren A, Kombëtarja e 19vjeçarëv­e me Bogdanin mbylli dy edicione pa asnjë fitore. Është nënvizuar loja e mirë dhe rastet voluminoze, por në fund një gol në gjashtë ndeshje.

 ??  ?? 1. DANIMARKË 3 2 1 0 5/0 7
2. AUSTRI
3. Shqipëri
4. Maltë
1. DANIMARKË 3 2 1 0 5/0 7 2. AUSTRI 3. Shqipëri 4. Maltë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania