Panorama Sport (Albania)

“Surpriza mund të jetë Lautaro”

“Pres një ndeshje të ekuilibrua­r, më të fortët e Milanit janë Suso e Higuain”

- Përgatiti: LEDIO NASE

roma e derbit ndi het në çdo kënd të Milanos. Të dielën në 20:30 luhet Inter-Milan. Një këshillë për derbin? Mund ta japë Diego Milito: ai që “Djallin” e ka ndëshkuar 10 herë gjatë karrierës së tij, 8 herë me fanellën zikaltër. Një nga sulmuesit më të jashtëzako­nshëm të futbollit italian, me 86 gola në 159 ndeshje, të ndarë mes Xhenoas dhe Interit, ka komentuar sfidën milaneze për “Corriere dello Sport”.

PARASHIKIM­I - Dashuria për Interin nuk është shuar kurrë dhe derbi pritet gjithmonë me entuziazëm: “Do jetë një ndeshje e ekuilibrua­r. Janë sfida unike, të veçanta. Fiton përqendrim­i, grinta, më shumë se klasi. Detajet bëjnë gjithmonë diferencën në rezultat. Kujtoj që golin e parë e kam shënuar në ‘ San Siro’, ndërsa mes kujtimeve më të bukura është pa dyshim fitorja 4- 0". Njeriu- derbi: “Unë shpresoj se ai që do të përcaktojë fatin e derbit të së dielës të jetë Lautaro Martinez. E njoh, është një djalë i mrekul-

lueshëm. Dhe personalis­ht shpresoj që Interi të fitojë, edhe pse Milani ka lojtarë fantastikë dhe mund t’i ndalë zikaltrit nëse nuk përqendroh­en. Mes kuqezinjve, nëse më duhet të them më të fortët, citoj Suson dhe Higuainin”.

ITALIA, FILLESAT, MESI, MARADONA... – Milito, një “gjysmëital­ian”: “Gjyshërit e mi ishin nga Kalabria e gjithmonë më tregonin për Italinë. Mbi të gjitha, gjyshja ishte shumë e lidhur me tokën e saj. Unë e kam ndier gjithmonë këtë identitet të dyfishtë. Në fakt, unë jam argjentina­s dhe italian, – vijoi argjentina­si. -Nuk është vetëm një çështje familjare, por edhe idhujsh sportivë”. Milito u rrit duke ndjekur Serinë A dhe Diego Armando Maradonën. “El Pibe D’Oro” do të ishte trajneri i tij në ekipin kombëtar, në Kupën e Botës 2010: ”Futbolli

italian ishte Napoli dhe Maradona. Takoheshim të dielave në mëngjes, në lagje, për të qëndruar para televizion­it duke parë Napolin e Maradonës. Ishte idhulli ynë”. Me Maradonën në stol dhe Mesin në fushë, Milito ka pasur fatin e mirë për të qenë së bashku me dy “10”-t më të mëdha në historinë e Argjentinë­s. “Duhet të jemi të lumtur si komb për këto dy legjenda, në kujtesë dhe në realitet. Jemi me fat, sepse kemi dy kampionët absolute në historinë e futbollit. Për fat të keq, Mesi nuk ka mundur ta fitojë Botërorin, por ka kohë sepse ende mund të luajë ende për ekipin kombëtar”.

TRAJNERËT - “Bielsa më dha shumë, – shtoi Milito, duke folur për trajnerët e tij. – Unë nuk mund të mos përmend edhe Murinjon, për të cilin po përmend një anekdotë: Vitin e parë që isha tek Interi, shkuam në ‘Marassi’ për t’u përballur me Xhenoan. Kisha ardhur nga një vit i madh në Gjenovë, ndaj për mua ishte një ndeshje e veçantë. Hera e parë që luaja keq. Në dhomën e zhveshjes, Murinjo më thotë: ‘A ndiheni sikur po luani kundër miqve tuaj? Shko në fushë, por sot nuk do të jetë ndeshje e njëjtë si të tjerat’. Unë i thashë me guxim: ‘Mister, jam i qetë, dua të luaj’. Barazuam 0-0, nuk luajtëm mirë në atë ndeshje. I kam përjetuar shumë keq ato nëntëdhjet­ë minuta”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania