Panorama Sport (Albania)

Pereira: Mou llogari Pogbasë për videon, ishte keqkuptim

Mesfushori i Junajtid zbulon prapaskena­t e sherrit

-

Shkaku u bë ajo video. Dhe në atë moment dolën në sipërfaqe marrëdhëni­et e tensionuar­a mes Pol Pogbasë dhe Zhoze Murinjos. Më 25 shtator, Mançester Junajtid u përball me Derbi Kauntin në Kupën e Ligës. "Djajtë e kuq" kaluan të parët në avantazh, por në fund pësuan përmbysjen e skuadrës së drejtuar nga Frenk Lampard, përpara se të barazonin në shtesë me Felainin. Por goditjet e penalltive dënuan vendësit dhe skuadra e kategorisë së dytë në Angli eliminoi gjigantët e Junajtid. Gjatë ndeshjes, Pogba, i cili ishte lënë pushim nga Murinjo, ndodhej në tribunën e "Old Trafford", së bashku me Pereirën dhe Shoun, gjithashtu jashtë grumbullim­it. Qeshin dhe bëjnë shaka për minuta të tëra, gjatë të cilave francezi poston edhe një histori në "Instagram", ku të tre shfaqen duke qeshur. Një gjë e tillë nuk i pëlqeu trajnerit portugez, i cili e akuzoi përpara kamerave në stërvitjen e nesërme kampionin e botës, se kishte postuar një video të

tillë, ndërkohë që skuadra ishte duke humbur dhe e quajti një sjellje pak të respektues­hme dhe joprofesio­nale. Por tani, Andreas Pereira hedh dritë mbi të vërtetat e asaj përplasjej­e. "Pol e postoi videon përpara, kur ishim duke fituar 1-0. Pastaj humbëm dhe të gjithë thanë se ishte postuar pas ndeshjes, por nuk është kështu", sqaroi mesfushori gjatë një interviste për "UOL Esporte". "Trajneri mendoi se Pogba e kishte hedhur atë video më vonë dhe i kërkoi përse kishte ndodhur diçka e tillë. Për fat të keq, ndodhi kështu dhe nuk mund të bëjmë asgjë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania