Panorama Sport (Albania)

Ikardi dhe Higuain, presion para duelit

“Nga Juventusi më përzunë, me Ikardin s’kam komunikim”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk rehatohet thjesht një per sonazh si Gonzalo Higuain. Nuk mjaftojnë pyetjet personale apo statistika­t, sepse ai nuk del me librin e rekordeve në xhep. “El Pipita” adhuron të flasë për futbollin, por duke i përzier të gjithë elementët e jetës, teksa topi, ashtu si në një ndeshje, është gjithmonë në mes. Nuk ndihet mësues, e aq më pak i aftë të bëjë kapitenin, por kur bëhet fjalë për të ndihmuar ekipin, nuk tërhiqet pas. Sapo nis intervista për “La Gazzetta dello Sport”, Pepe Reina i kalon pranë e nis të bëjë shaka. “Nuk flas dot kur kam përballë atë qerosin”, bën shaka Higuain, i cili brenda një sekonde dhe ribëhet gati për të nisur “pyetësorin”.

Keni luajtur shumë derbi, Argjentinë, Spanjë, Itali. Si ndiheni përpara atij milanez?

Ngjason me atë të Madridit, megjithatë secili ka shije të veçantë, aq më tepër që ky është i pari me fanellën kuqezi. Pritja ndihet, por jemi të qetë dhe të përqendrua­r te dëshira për të bërë sa më mirë. Fakti që do të kemi kundër shumicën e “San Siro”- s na motivon edhe më shumë.

Të mos bëjmë lojëra fjalësh. Milanistët presin mrekulli vazhdimish­t nga ju...

Mundohem të bëj gjithnjë më të mirën dhe të zbatoj urdhrat e trajnerit. Ndihem në formë dhe dua të shfrytëzoj momentin, falë edhe Gatuzos që propozon një futboll si ai që më pëlqen mua. Uroj të vazhdojmë kështu.

Ju sapo ju shtuat listës së mbështetës­ve të teknikut. Romanjoli thotë që skuadra do të vdiste për Rinon.

Më se dakord me Alesion. Gatuzo, kur ka diçka, vjen, të sheh në sy dhe ta thotë. Më duket habi që kam luajtur dikur kundër tij, në kohën që isha te Reali. Trajneri po mundohet të marrë më të mirën nga unë dhe e vlerësoj. Skuadra është e gjitha pas tij dhe mos kujtoni se çdo trajner është i tillë. E kam për nder që më stërvit dhe ndihem më i bindur se kurrë që bëra mirë që zgjodha Milanin.

Cili është trajneri, më të cilin jeni ndierë më mirë në karrierë?

Pa dyshim, Sarri. Më bëri të jap maksimumin dhe ashtu po bën edhe Gatuzo. Të dy dallohen për etjen për fitore dhe kjo më pëlqen.

Folët për zgjedhje të duhur. Nuk besoj se e thoni vetëm për trajnerin apo jo?

Milanin e zgjodha për këmbëngulj­en që shfaqën për të blerë dhe për projektin. Leonardo, Maldini dhe Gatuzo e njohin klubin shumë mirë dhe fondi “Elliott” bëri një sforco të madhe ekonomike për mua. Të gjitha këto aspekte i vlerësoj së tepërmi.

Në verë u fol edhe për Çelsin.

Ishte dëshira e palëve që bëri dallimin. Te Milani më donin të gjithë, në Londër vetëm trajneri...

Gatuzo thotë se kur nuk ju pasojnë, ju shkoni në mesfushë që të merrni ndonjë top, sepse ndryshe acaroheni. Kjo nuk duhet të ndodhë...

Shumë e vërtetë ( buzëqesh me ndrojtje). Nuk më pëlqen të rri pa prekur topin për shumë kohë, ndaj, sapo ndiej që mërzitem, shkoj në mesfushë. Tani luajmë më mirë, qëndrojmë më afër dhe ekipi sulmon. E gjitha kjo më mundëson të luaj më pranë portës e të më pasojnë më shumë...

Silvio Berluskoni këmbëngul se nuk ju shërbejnë sa duhet.

Në fillim luanim disi të tërhequr, teksa në tri ndeshjet e fundit kemi shënuar dhjetë herë. Jemi skuadër golash, që tani duhet të mësojmë të mos pësojmë. Është ky aspekti për t’u përmirësua­r.

Edhe sepse në ekipin tjetër luan njëfarë Ikardi, që me siguri ia keni dëgjuar emrin...

Në fakt, këtu nuk po luajmë tenis, por futboll. Jemi 11 kundër 11, jo dy sulmues kundër njeri- tjetrit. Në fund fitojnë skuadrat dhe jo lojtari. Prej disa sezonesh, ai po luan mirë, ka shënuar shumë, është i ri dhe mund të përmirësoh­et. I uroj më të mirën, por ecuria varet nga ai.

Çfarë karakteris­tike i lakmoni më së shumti?

Goditjet me kokë dhe gjetjen e kohës së ekzekutimi­t në zonë. Ai është një “vrasës”.

Teorikisht jeni dy sulmues që mund të bashkëjeto­ni në fushë?

Them se po. Për mua nuk është problem të kem në krah një sulmues tjetër dhe në karrierë kam dhënë prova. Partneri duhet të më përshtatet, ashtu siç bëj edhe unë më të.

Keni raporte jashtë fushë, a flisni ndonjëherë? Jo, jo, nuk flasim. Njohja e cilësive të rivalit është një art fisnik. Cili ka qenë idhulli juaj?

Ronaldo, braziliani. Atij i lakmoja gjithçka. Nuk krahasohet me askënd dhe nuk ka asgjë që unë mund ta bëj më mirë se ai. Lojtarët më të talentuar që kam njohur janë Mesi dhe Guti. Leon e njohin të gjithë dhe ka qenë një nder të luaja me të, ndërsa Guti ishte ai që më ka habitur më shumë.

Meqë jemi te sulmuesit,

si ju duket afrimi i mundshëm i Ibrahimovi­çit?

Këto janë çështje të klubit, por unë adhuroj të zbres në fushë me kampionë dhe ai është i tillë.

Në derbi do të keni përballë De Vrajn dhe Shkrinjari­n, si ndiheni?

Dy mbrojtës të fortë, por, siç thashë, është bukur të luash me lojtarë të tillë sepse të motivojnë dhe të shtyjnë të japësh më të mirën, aq më tepër nëse arrin edhe të shënosh.

Naingolan tha se Interi ka më shumë cilësi se Milani. Si replikoni?

Normale të shprehet në këtë mënyrë dhe bën mirë që e thotë sepse gjithkush mbron interesat e klubit të tij. Unë mund të them vetëm se Milani i ka të gjitha mundësitë për të fituar derbin.

Ky është objektivi afatshkurt­ër? Po ai afatgjatë?

Milani duhet të mundohet të fitojë çdo ndeshje apo turne ku merr pjesë. Synimi im është të çoj ekipin në Champions dhe të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur, duke kërkuar fitoren e Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës. Milani ka për detyrë të fitojë sa më shpesh sepse po flasim për klubin që ka fituar më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve. Na e imponon historia: Duhet besuar gjithnjë!

Edhe te titulli Kampion i Italisë?

Për kampionati­n na mungon ende diçka sepse është një kompeticio­n ku kërkohet vazhdimësi­a. Nëse sot jemi kaq larg Juventusit, ka ndodhur për gabimet tona. Liga e Europës dhe Kupa e Italisë janë turne më të shkurtra dhe duhet të mundohemi t’i fitojmë. Shembuj si Leiçester apo Sevija tregojnë se nëse i bën gjërat si duhet, fitoret arrihen. Ndaj Napolit dhe Atalantës kemi lënë pesë pikë dhe me një ndeshje më pak, ndoshta sot do të ishim katër pikë larg Juves. Nëse besojmë te cilësitë tona, Milani ka një ekip që nuk është inferior ndaj askujt.

A mund të thuhet se raporti juaj me bardhezinj­të u ndërlikua pas Kupës?

Atë ditë ndjeva brenda meje se diçka ishte prishur. Më pas u ble Ronaldo, por vendimi për largim nuk ishte i imi. Kam dhënë gjithçka për atë skuadër, kam fituar tituj, por pas ardhjes së Kristianos, më njoftuan se nuk kishte më vend për mua dhe se po kërkonin një zgjidhje.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania