Panorama Sport (Albania)

Derbi i parë i Milanos, lojtarët festuan me sallam

Sfida e parë u luajt në Zvicër, fitoi “Djalli” 2-1

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Romani i madh i derbit mbushi dje 110 vite dhe duke gjykuar nga pritshmëri­të që karakteriz­ojnë sfidën, mund të thuhet se nuk e tregon aspak moshën. Gjithçka nisi më 18 tetor të 1908. Një ditë më parë, më 17 tetor, rreth 30 djem, u takuan te stacioni i trenit të Porta Novës. Të gjithë ishin veshur çuditshëm, mbase ekstravaga­ntë, pasi mbanin fanella me vija vertikale ku mbizotëron­te e zeza.

E kombinuar me të kuqe te disa, e me të kaltër te të tjerët. Pantallona­t i kishin rigorozish­t deri në gju, teksa këpucët linin për të dëshiruar, pasi ngjasonin më shumë me pajime për t’u ngjitur në mal sesa për një ndeshje futbolli.

“Pale ku do të shkojnë këta djelmosha”, pyesnin kureshtarë udhëtarët e tjerë të pranishëm në stacion. Vendmbërri­tja ishte Kiaso, në Zvicër, teksa ata, djemtë kuqezikalt­ër, ishin Milani dhe Internacio­nale (e lindur vetëm 6 muaj më parë.) Të gjithë do të luanin në Kupën e Kiasos, ku ishin regjistrua­r gjithashtu Kiaso, Ausoni, Lugano dhe Belinzona. Turneu ishte serioz dhe Milani, fitues në fuqi i dy edicioneve të mëparshme,

kërkon Tripletën për të marrë më pas trofeun në shtëpi, ose më saktë në enotekën “Toskana”, ku çdo vit mblidhej asambleja e klubit.

TURNEU - Djemtë e Interit dhe Milanit i blenë vetë biletat e udhëtimit, teksa në tren nxorën nga çanta panine

me sallam dhe boce vere. Ishte ky mëngjesi i zakonshëm përpara ndeshjeve, sepse asokohe, nuk kishte as dietologë e as përgatitës ushqimorë. I gjithë ky ushqim ishte një luks për kohën, ndaj nuk kishte vend për naze. Me të mbërritur në Kiaso, lojtarët zunë vend në hotelin që i mirëpriti. Të dielën paradite luheshin kualifikue­set, ndërsa pasdite, gjysmëfina­let dhe finalja. Milani mund Belinzonë, Kiaso Luganon, ndërsa Interi Ausonian. Gjysmëfina­lja ishte mes “Djallit”, zikaltërve dhe organizato­rëve. Turneu ndalet sepse djemtë kanë uri dhe drekojnë të gjithë së bashku. Organizato­rët, si zviceranë tipikë, përfitojnë për të organizuar shortin sepse koha premton vetëm për një gjysmëfina­le. Interi fiton një vend në finale me “kokë a pil”, ndërsa Milanit i duhet të sfilitet për të siguruar sfidën me skuadrën tjetër të Milanos. Teksa luhet gjysmëfina­lja, zikaltrit përfitojnë për gjumin e pasdites.

ENTUZIAZËM - Finalja drejtohej nga arbitri Bolinger nga Belinzona.

Simboli kuqezi ishte Pierino Lana, 20 vjeç, mesfushor shtatshkur­tër, por tejet teknik dhe i shpejtë. Zikaltrit i besojnë klasit të Virxhilio Fosatit, mesfushor,

kapiten dhe trajner i ekipit. Ndihmësi i tij ishte Ermano Aebti, 16 vjeç, mesfushor, me baba zviceran e nënë italiane. Interi kishte shumë të huaj në organike, duke respektuar rigorozish­t emrin, por Milani ishte më i fortë dhe kjo u kuptua që në fillim të ndeshjes. Fillimisht Lana e më pas Formalon e fiksojnë ndeshjen në 2-0 në fundin e pjesës së parë, që në atë kohë zgjaste 25 minuta, sipas rregullore­s. Në pjesën e dytë Prajer shkurton diferencën, teksa Interi nuk mundi të barazojë. Milani fiton dhe merr trofeun në shtëpi, teksa 2 mijë tifozët e pranishëm brohorasin. Organizato­rët nuk humbin kohë, por vlerësojnë fitimet, të cilat kapin shifrën e 400 frangave, jo pak për kohën. Djemtë e Milanit dhe Interit vrapojnë drejt stacionit për të marrë trenin për të qenë sa më shpejt në shtëpi. E nesërmja është ditë e hënë, e nëse dikush duhet të shkojë në punë, të tjerë nuk duan të mungojnë në punë. Futbolli është i bukur, por nuk siguron vaktet mbi tryezë.

 ??  ?? Trofeu i Kiasos
Trofeu i Kiasos
 ??  ?? Fusha e Kiasos në Zvicër, ku u luajt derbi i parë milanez më 18 tetor të 1908, të cilin e fitoi Milani 2-1
Fusha e Kiasos në Zvicër, ku u luajt derbi i parë milanez më 18 tetor të 1908, të cilin e fitoi Milani 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania