Panorama Sport (Albania)

Misioni për titullin, Cuculi shkund Kukësin

“Synimi 9 pikë, por në futboll s’ka gjë të prerë me thikë”

- SKERDILAID SULOZEQI

Nënkampion­ët e Kukësit, pas një ecurie të mirë në 6 javët e para ku me 13 pikë arritën kreun, me dy humbjet e radhës ndaj Skënderbeu­t dhe Partizanit ulën ritmin dhe euforinë në radhët e tyre. Por, tanimë është koha për fitore. Dhe kjo theksohet nga zëvendëska­piteni Ardian Cuculi, i cili në një intervistë për “Panorama Sport” pohon se ekipi është gati për kthesën e madhe. Ndonëse Kukësi ka humbur ndaj rivalëve, ai nuk ka asgjë më pak se ata, madje i ka dominuar në lojë, raste dhe rezultatet nuk kanë qenë pasqyrë e lojës.

Keni humbur me dy rivalët direkt, çfarë nuk shkon... mos dëshmon dobësi ky fakt?

Mund t’i ndodhë çdo ekipi të humbë dy ndeshje. Për mënyrën si luajtëm në këto dy ndeshje mendoj se nuk merituam të humbnim, por futbolli i tillë është. Nuk jemi demoralizu­ar, përkundraz­i, jemi bërë më të fortë dhe kemi mësuar nga episodet që ndodhën në këto dy ndeshje, të cilat jam i bindur që do i përkthejmë në favorin tonë në fushë në vazhdim. Nuk është dobësi. Thjesht ishin dy ndeshje, në të cilat ne nuk patëm fatin me vete, pasi të paktën në takimin e dytë dominuam në çdo aspekt, por dhe ndaj korçarëve patëm mjaft raste dhe nuk meritonim të humbnim.

Sa ju penalizon fakti që nuk luani në Kukës?

Normalisht që është handikap mosprezenc­a e tifozëve. Dihet që janë një shtysë e madhe për ekipin. Tifozët kuksianë janë të mrekullues­hëm, edhe pse nuk luajmë në Kukës, ata prapë interesohe­n në mënyra të ndryshme për ecurinë e ekipit. Do ishte shumë mirë të luanim në sh-

tëpi, por do japim maksimumin e do bëjmë më të mirën kudo që të luajmë.

Jeni skuadra që keni pësuar më shumë në mesin e pretendetë­ve, 5 gola, problem i mbrojtjes ky?

Në këtë periudhë kohe që jam pjesë e Kukësit, kam mësuar se filozofia e ekipit është grupi. Dhe nga grupi gjithmonë kanë pasur sukses. Pra, ne shënojmë dhe pësojmë bashkë si ekip.

Ndiheni i kompletuar me aventurën në Kukës?

Nuk e di në çfarë kuptimi “i kompletuar”, por ndihem shumë mirë, i mirëpritur nga

të gjithë në klub dhe në ekip. Unë dëshiroj që të jap më të mirën për klubin ku militoj, natyrisht që te Kukësi kam gjetur dhe ambientin e duhur.

Si e shikoni ndeshjen me Kastriotin, jeni gati për tri pikët?

Çdo ndeshje ka vështirësi­në e vet. Përderisa kemi pretendime të larta, duhet të futemi në çdo ndeshje për të marrë tri pikët. E respektojm­ë kundërshta­rin, edhe pse ka një start të keq.

Përveç Musollit, organika e ekipit është e gjitha gati, ju kanë penalizuar mungesat?

Tani na duhet të mësohemi

pa Musollin. Një kohë të gjatë do të na mungojë. E dimë rolin dhe rëndësinë e tij në ekip, kualitetin dhe grintën që ka, por nuk duhet të mbesim atje, duhet të ecim para. E presim me padurim rikthimin e Musollit, por nga ana tjetër, disa lojtarë të tjerë janë të gatshëm e shpresojmë që ta zëvendësoj­në më së miri, pasi zëvendësue­sit i kanë të gjitha mundësitë. Gjithmonë mungesat janë në disfavor të ekipit, por Kukësi ka kualitet dhe do e kalojë këtë situatë. Fatmirësis­ht, grupi po rikthehet i plotë.

Çfarë keni bërë ndryshe që nga humbja me Partizanin

për qenë gati në aspektin psikologji­k, të moralit dhe stërvitjes?

Pushimi na erdhi në kohën e duhur. Na nevojitej qetësia dhe për t’u stërvitur e përmirësua­r ato gjëra çka nuk shkuan siç duheshin më parë.

Presidenti kërkon 3 fitore radhazi, sa i arritshëm është për ekipin ky synim?

Presidenti ka të gjithë të drejtën të kërkojë më të mirën nga ekipi që ka. Unë shpresoj shumë dhe do bëjmë maksimumin për t’i arritur, edhe pse në futboll nuk ka gjë të prerë me thikë. Presidenti është

një shembull për atë çka jep dhe kërkon nga futbolli. Ai kërkon vetëm të fitojë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Si i shikoni rivalët, mos ndoshta ata kanë diçka më shumë se Kukësi dhe a mendoni se do i kaloni prapë ata në renditje?

Të gjitha ekipet kërkojnë të bëjnë dhe të marrin më të mirën, luftojnë për objektivat e tyre, me këdo mund të fitohet dhe e kundërta. Kështu që deri në fund lufta do të jetë e hapur dhe ne si Kukës shpresojmë shumë dhe do luftojmë fort që t’ia dalim e të fitojmë titullin.

 ??  ?? Cuculi duke festuar golin e Shametit
Cuculi duke festuar golin e Shametit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania