Panorama Sport (Albania)

Seferi injoron Maqedoninë: E djeg karrierën për Shqipërinë

“Do ta bind Panuçin, ju tregoj lidhjen me Maqedoninë”

- OLSI TUJANI

Ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Maqedonisë dhe gjithashtu në dy takime miqësore me Kombëtaren A të saj. I lindur në Kumanovë, e tregon me krenari prejardhje­n e tij. Momentalis­ht gëzon formë të mirë dhe ka lënë pas një seri dëmtimesh në gju, që e bënë të ndryshonte edhe kampionati­n zviceran, për të luajtur në Ligën e Dytë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Taulant Seferi shpjegon karrierën e tij, dëshirën për Kombëtaren A dhe zotimin ndaj saj, “ngatërrimi­n” me mbiemrin dhe dopietën, me të cilën mbylli aventurën me Kombëtaren U-21.

Taulant, një shpjegim për mbiemrin, Seferi apo Sulejmanov?

Në fakt, dokumentet e mia janë të gjithë të shënuara me mbiemrin Sulejmanov, por në familjen tonë, në përditshmë­ri, na thërrasin Seferi.

E mbyllët me dopietë aventurën me U-21 ndaj Estonisë. Ç’ndjesi patët?

Jam shumë i lumtur që shënova me Kombëtaren U-21 dhe që e mbylla edicionin me dopietë. Duke falënderua­r Zotin për këtë gjë, them edhe që nuk mbeta i kënaqur prej rezultatit, pasi, sipas meje, merituam bindshëm që të dilnim me tri pikë për çfarë treguam në fushë.

Shqipëria ishte e rrezikshme me ju në sulm, por dy gola të pësuar nga pakujdesit­ë në prapavijë sollën barazimin. Çfarë ndodhi?

Unë nuk di ta them, pasi për të dhënë një përgjigje, duhet analizuar me kujdes ndeshja. Kundërshta­ri ishte i fortë dhe e kishim analizuar mirë dhe na rezultoi siç e kishim konstatuar gjatë përgatitje­s së ndeshjes. Megjithatë, mendoj se pasi shënuam golin e dytë, duke arritur për herë të dytë në avantazh, u kthyem mbrapa. Kjo lojë them që na ndëshkoi, pasi nëse do të ruanim të njëjtin agresivite­t deri në fund, mund ta kishim mbyllur ndeshjen.

Roli juaj është i anësorit të majtë, por me U-21 ishit sulmues i parë dhe pika e referimit. Në të vërtetë ku ndiheni më mirë?

Unë mund të luaj të gjitha rolet në repartin e sulmit. Jam i gatshëm të jap maksimumin tim kudo që të më kërkojë trajneri të luaj.

Keni marrë sinjale nga trajneri Panuçi apo stafi i tij për Kombëtaren, prej formës dhe meqë përfundoni me U21 prej moshës?

Jo, nuk kam marrë asnjë sinjal nga askush për Kombëtaren A. Kam qenë i fokusuar te puna ime si me ekipin, ashtu edhe me U-21. Duke punuar shumë, do ta bind trajnerin që meritoj të jem pjesë e Kombëtares.

Veçoni një këshillë nga trajneri Alban Bushi...

Në fakt, kemi marrë shumë. Unë gjithashtu, nisur edhe nga roli i tij si futbollist që ka luajtur në sulm. Por do të veçoja se nga trajneri Bushi kemi mësuar që të mos kemi frikë ndaj asnjë kundërshta­ri.

Para disa muajsh kaluat një dëmtim të rëndë në gju, që ju bëri të largoheni nga Superliga zvicerane. Si ndiheni

në Ligën e Dytë?

Po, është e vërtetë që kalova një periudhë me shumë dëmtime, që më lanë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në atë periudhë, mendova që do të ishte më mirë të huazohesha në Ligën e Dytë, si mundësi për të arritur formën time maksimale dhe falë Zotit po shkon gjithçka mirë.

Synimi personal për këtë sezon?

Çdo ditë mendoj si të përmirësoh­em dhe shpresoj të shënoj sa më shumë. Gjithashtu, shpresoj që me ndihmën e Zotit të mos kem dëmtime.

A keni idhull në Kombëtare, nga lojtarët aktualë apo në të shkuarën?

Unë kam respekt për të gjithë lojtarët e Kombëtares. Lorik Cana është për t’u marrë shembull

për mënyrën sesi duhet ta duash kombin tënd.

Keni luajtur me ekipet e moshave të Maqedonisë, në mungesë të ftesës nga Kombëtarja A e Shqipërisë. Do rikthehesh­it me Maqedoninë?

Deri tani, nga Maqedonia nuk ka pasur asnjë reagim. Ata i dinë aftësitë e mia dhe janë të vetëdijshë­m që do të bëhem shpejt pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë. Nuk tentojnë kot. Megjithatë, edhe sikur të mungojë tani për tani një ftesë nga Shqipëria, do të jem i gatshëm ta pres. E konsideroj fat që të mund të luaj me kombin tim dhe do të pres gjatë gjithë karrierës për mundësinë që të jem pjesë e Kombëtares. Asnjëherë nuk do ta ndërroja!

 ??  ?? Taulant Seferi duke treguar origjinën e tij me krenari pas çdo ndeshjeje me U-21
Taulant Seferi duke treguar origjinën e tij me krenari pas çdo ndeshjeje me U-21

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania