Panorama Sport (Albania)

“E drejta e fjalës”, Olaf Ton: Hënes s’na e mbyll dot gojën

-

I menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës së Gazetarëve, të cilët u ndien të fyer nga sjellja e drejtuesve të Bajernit. Rumenige dhe Hënes vendosën papritur të zhvillonin një konferencë për shtyp kundër mediave. Një konferencë që ngjalli jo pak debat në Gjermani. Por ndërkohë, Frank Uberal, që është edhe presidenti i shoqatës, ka deklaruar se gazetarët do të vazhdojnë të qetë të bëjnë punën e tyre. "Sesi ne gazetarët bëjmë punën tonë në klubet e Bundesligë­s, kjo varet vetëm nga ne. Nuk do të dëgjojmë asnjë drejtues apo president klubi të hedhë baltë mbi atë që bëjmë ne. Ne ndihemi shumë të fyer nga kjo që ndodhi sot ( dje) dhe jemi gati të ndjekim edhe rrugët ligjore për t'i shkuar deri në fund këtij debati dhe akuzave të lëshuara nga drejtuesit e Bajernit kundër nesh. Që skuadra bavareze ka katër ndeshje pa fitore nuk është faji ynë, por i lojtarëve. Detyra jonë është të shkruajmë edhe për këto situata jo të mira që po kalon skuadra e Bajernit", u shpreh Uberal. Olaf Ton, kundër Hënesit dhe Rumeniges - Ish-lojtari i Bajernit Olaf Ton ka qenë kundër kësaj nisme nga drejtuesit e klubit. "Unë do të flas çfarë të dua, nuk ka të drejtë asnjë të më ndalojë fjalën time. Mendimet e mia më përkasin vetëm mua dhe nëse dikush nuk i pëlqen, ky gjë atëherë është problemi i tyre. Hënes dhe Rumenige nuk mund t'i detyrojnë gazetarët të shkruajnë çfarë duan ata. Ata edhe një herë tjetër po mundohen të tregojnë se kanë pushtet mbi gjithçka". Ndërkohë, Lotar Mateus, një tjetër ish, mendon të njëjtën gjë: "Kjo situatë është bërë njësoj si në kopsht. Është për të qeshur sesi janë sjellë drejtuesit bavarezë. Ata po kërkojnë të ringrihen me çdo kusht dhe po përdorin çdo mjet për t'ia arritur", u shpreh ish- lojtari që ka luajtur një kohë të gjatë të skuadra kampione e Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania