Panorama Sport (Albania)

Kukësi përmbysje me zemër, Teuta “shkërmoq” Laçin

Latif Amadu bën liderin te durrsakët, kurbinasit bien pas 9 javësh

- BUJAR BALLIU

Fati ndihmon më të mirin. Kjo është një frazë që shpesh u shërben skuadrave "të mëdha" për të justifikua­r fitoret e vështira ndaj atyre më të "vogla" në letër. E tillë mund të përkthehet edhe fitorja e Kukësit dje. Përmbysje e vuajtur dhe një ndeshje e vendosur mes episodesh. Vendësit nuk shfrytëzua­n as avantazhin e gjetur shpejt, as gabimin e Frashërit në fund të pjesës së parë dhe as penalltinë e shkaktuar prej gardianit të Kukësit, në fund një gol i ish-it Shameti dhe i Melos e nxjerrin ekipin e Cungut me tri pikë. Loja nuk mjafton dhe për këtë, trajneri i Kastriotit Elvis Plori deklaroi dorëheqjen, këtë herë të parevokues­hme.

Avantazhi - Kastrioti është i vendosur mirë në fushë dhe agresiv, sidomos në mesfushë. Lojë me kombinime të shumta dhe të shpejta, që nxjerrin Kukësin nga "automatizm­at" e vet. Terreni i rënduar favorizon vendësit, për vetë lojën e ashpër dhe lojën me pasime të gjata. Në të 21-tën minutë, Bardhi është i mrekullues­hëm me galopimin në të majtë të zonës, duke rrëmbyer me vete vëmendjen e katër mbrojtësve. Jo vetëm kaq, por në një kënd të pamundur, kthen drejt qendrës një top për Roxherin, i cili i vetëm s'e ka shumë të vështirë të shënojë. I huazuar te krutanët, goli i realizuar prej tij rikthen edhe një herë në vëmendje te verilindor­ët vendimin për ta huazuar.

Agresivite­ti - Pjesa e mbetur e pjesës së parë flet për krutanët. Lojë agresive në mesfushë, brenda kufijve sportivë, që e vendos Kukësin në vështirësi të madhe. Treshja Roxher, Henri dhe Bardhi vë shpesh në rrezik prapavijën e Kukësit me kombinime të sakta dhe të shpejta. Në fundin e pjesës së parë, një gabim i Frashërit pas kthimit të topit nga Cuculi nuk shfrytëzoh­et për të dyfishuar rezultatin. Është Mziu në hyrje të zonës që heziton në goditje, me gjithë portën thuajse të boshatisur. Aksionin pasardhës është Bardhi e Henri që kombinojnë me kokë, por Frashëri bllokon.

Penalltia - Në minutën e 53- të të ndeshjes, vendësit shpërdoroj­në sërish. Bardhi vë nën presion Frashërin që gabon me këmbë, duke dhuruar topin dhe pasi sulmuesi nis driblimin e tij, pengohet nga portieri i Kukësit dhe kryesori Klajdi Kuka akordon penallti. Asnjë kontestim.

Para Frashërit, heroi i krutanëve. Mund të bënte verilindor­ët me dhimbje koke, por gjuajtja tokazi kuptohet nga Stivi Frashëri, që shlyen çdo gabim dhe mban Kukësin në lojë. E teksa aksioni pasardhës është momenti i keqardhjes për vendësit, Kukësi nuk ka

kohë për të humbur. Aksion drejt portës kundërshta­re, topi në qendër të zonës dhe kapiteni Shameti i saktë me kokë, barazon shifrat. Festë poshtë tribunës nga ish- i i krutanëve.

Përmbysja - Kastrioti nuk dorëzohet. Herë me aksione

të rrezikshme e herë me vonesa loje, ia del që të nervozojë Kukësin. Krosim i mirë për Roxherin nga Bardhi, por këtë herë fati është kundër. Gjuajtja me kokë përplaset në shtyllë, teksa kronometro­hej e 74-ta minutë. 120 sekonda më vonë, është Dzaria që humb

mundësi shënimi para portës. Në minutën e 84- t, Kukësi shënon golin e përmbysjes. Është Melo që merr një top në hyrje të zonës, gjen hapësirën e goditjes dhe shënon, Kukësi përmbys dhe shfrytëzon vonesat e lojës deri në fund, për të dalë me tri pikë nga stadiumi

i Fushë-Krujës, "Redi Maloku". Keqardhje për Kastriotin që nuk i mjaftoi as loja, as episodet dhe Kukësi e fati arritën t'i mposhtin. Pas humbjes me një ndeshje mjaft të mirë, trajneri Plori dha dorëheqjen e parevokues­hme nga Kastrioti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania