Panorama Sport (Albania)

Ronaldo nuk mjafton, Xhenoa frenon Juventusin

CR7 gjahtar zone, Bonuçi gabon dhe zhgënjen si kapiten

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dhe në javën e nëntë Juvja për herë të parë në këtë sezon nuk mori dot pikët e plota. Pas tetë fitoresh radhazi në kampionat, Xhenoa shndërrohe­t në “armën” që mundi të ndalë superfuqin­ë bardhezi. Mbyllet 1-1 sfida e “Allianz Stadium”, me barazimin që të dyja ekipet e “shijojnë” për herë të parë në këtë edicion të Serisë A. Për “Zonjën e Vjetër”, Ronaldo gjen rishtazi rrugën e rrjetës, ndërsa për kuqeblutë përbën lajm fakti që Kristof Piontek nuk arrin të realizojë, megjithëse mbajti jo pak të karikuar Sheznin. Aventura e Juriç në krye të ekipit xhenovez nis me një rezultat pozitiv, sepse pika në fushën e Juves vlen pak për renditjen, por shumë për moralin.

Përsëri CR7 – Deri në pushimin mes pjesëve, 45 minutat e para kalojnë me shpërthime­t e Kuadrados dhe Kanselos, teksa Bentankur bën digën në mesfushë. I duhen 18 minuta Kristiano Ronaldos për të shënuar. Portugezi shfrytëzon një top të devijuar për të çuar të tijtë në avantazh. Për të mund të ishim duke folur për dopietë, nëse goditja e tij pak më vonë nuk do të kishte përfunduar në shtyllë. Duartrokit­jet janë të gjitha për portugezin që përveç golit dhuron edhe disa perla teknike të repertorit të tij, sidomos në krahun e majtë, një sektor që nuk i përket edhe aq shumë.

Kaçurela dhe shirit - Zgjedhje surprizë të Alegrit ishin dy: njëra në të djathtë të sulmit dhe tjetra në krahun e Bonuçit. Kuadrado i sapokthyer nga Amerika Latine u pozicionua në krah të Ronaldos e Manxukiçit, teksa zhgënjeu Duglas Kosta që zëvendësoi kroatin. Për kapitenin është një sinjal besimi, por edhe paqeje me planetin Juve, ku për herë të fundit kishte qenë me shirit në krah më 6 maj të 2017-ës, në sfidën kundër Torinos, të përfunduar në barazim 1-1.

Leksioni – Kur dukej se do të thellohej avantazhi, vjen dushi i ftohtë për bardhezinj­të. Në fundore Kuame ndjek një top thuajse të pamundur, të cilin edhe juventinët e konsideroj­në të humbur. Sulmuesi xhenovez arrin të mbajë sferën në fushë dhe të krosojë fort drejt zonës, ku Besa i kap të gjithë në befasi, duke dërguar topin pas shpinës së Sheznit. Teksa

Bonuçi flet me shokët për gabimin e tij të radhës, Alegri mendon lëvizjet, duke aktivizuar Dibalën dhe Bernardesk­in. Shtytja e prodhuar nga dyshja nuk jep efektet e shumëpritu­ra me Juven që nga një ndeshje në dukje e lehtë del me vetëm një pikë.

Asgjë e rëndë fundja sepse pas 11 ndeshjesh një ndalesë edhe mund të pranohet. Alegri shpreson që sfida e djeshme të kthejë me këmbë në tokë të tijtë sepse ka një javë që e përsërit: “Të ndjerit të pamposhtur mund të dëmtojë shëndetin...”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania