Panorama Sport (Albania)

Reali turpërohet sërish, Barça OK, por thyhet Mesi

Levante mposht madrilenët, Lopetegui në rrezik

-

Rikthehet qetësia në Barcelonë, ndërsa në Madrid jemi në prag furtune. Ekipi katalanas fiton 4-2 me Sevijën dhe merr vendin e parë në kampionat falë një ndeshjeje të dominuar dhe me shumë raste. Leo Mesi udhëhoqi ekipin për 15 minuta me një gol dhe pastaj u largua i dëmtuar, ndërsa Kutinjo, Suarez dhe Rakitiç mbyllën llogaritë ndaj një Sevije të fortë dhe që krijoi mundësi për të shënuar. Por, Barcelona ishte duke e fituar ndeshjen 3-0 dhe nuk e vuri në diskutim. Sevija u ndal në tentativat e njëpasnjës­hme nga portieri Ter Shtegen, i cili u thye vetëm në minutat e fundit. Luis Suarez më në fund u zhbllokua duke shndërruar në gol një penallti, ndërsa shifrat i vulosi kroati Rakitiç me një goditje të bukur jashtë zone. Barcelona rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh dhe merr e vetme kreun e klasifikim­it në Spanjë, një pikë më shumë se Alaveshi dhe mbi të gjitha 4 më shumë se Reali, me të cilin do të luajë klasiken në javën e ardhshme.

REALI NË KAOS- Një gol i shënuar, tre shtylla dhe 2 gola të anuluar. Nuk mjaftojnë. Sepse në fund tabela elektronik­e tregon Real Madrid 1-Levante dy. Kriza ishte në ajër, ndërsa tani situata në Madrid është bërë kaotike. Trajneri Hulen Lopetegui është në diskutim më shumë se kurrë dhe për të ishte vendosur limiti deri në "El Clasico". Por kjo, për faktin se Levanten e llogarisni­n si të fituar. Në fakt, ndodhi e kundërta. Levante e Sadikut (ka operuar gjurin dhe po rikuperohe­t) shënon dy gola të shpejtë në "Bernabeu", njërin prej tyre me penallti të akorduar me Var dhe mbrohet mirë duke marrë 3 pikë me vlerë. Tani trajneri mund të shkarkohet edhe përpara Barcelonës. Antonio Konte bëhet gati për të zgjidhur ngërçin ekonomik me Çelsin. Reali i Madridit ka 5 ndeshje zyrtare pa fitore, 3 humbje dhe 1 barazim në 4 sfidat e fundit në kampionat. Lopetegui la jashtë Benzemanë, Bejlin dhe Krosin për t'i besuar Iskos, Vaskezit dhe Marianos. Përgjigjet në fushë nuk ishin të duhurat dhe që në start Varan gabon dy herë radhazi dhe Levante shënon dy gola. Të parin e shënon Morales, i cili driblon Kurtuanë dhe dërgon në rrjetë. I dyti me penallti që akordohet nga VAR-i, pasi francezi prek topin me dorë në zonë. Po me teknologji anulohet goli i Asensios për pozicion jashtë loje në pjesën e parë. Por, Levante mund të shënonte golin e tretë me Rokinën, por ndalet për

pozicion jashtë loje. Portieri Oie bëhet i pakalueshë­m dhe ndal në mënyrë spektakola­re Bejlin, por thyhet në minutën e 72-të nga Marselo. Mariano shënon, por sërish anulohet goli, ndërsa Benzema ndalet në shtyllë. Nuk funksionon asgjë në këtë ekip.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania