Panorama Sport (Albania)

Daja vëzhgon të rinjtë, Idrizi: E vërteta me Levin

Administra­tori: E mbyllëm me 50 mijë euro

-

Sinan Idrizi zbulon se çeku Stanislav Levi ka kërkuar që të rikthehet këtë verë te Flamurtari. Administra­tori i vlonjatëve, për "Panorama Sport", ka pranuar dje se Levi ka fituar gjyqin dhe klubi i paguar atij detyrimet sipas rrogës që ishte 50 mijë euro në sezon. Idrizi deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë detyrim ndaj çekut, i cili është paguar. "Klubi nuk ka probleme me Levin. Kjo është histori e mbyllur. Nuk ka pse të flasim për këtë gjë. Më thoni që zyrtarisht kemi këtë shkresë që ta di edhe unë çfarë është. Ne nuk kemi një problem të tillë. Kur kam, unë nuk kam pse i fsheh. E them gjithmonë që

çfarë janë përgjegjës­itë e mia, janë të miat. Por, nuk ka një problem të tillë. Kjo histori është mbyllur që para tre viteve. Unë e kam paguar Levin një vit të plotë. Levin ne e çuam në FIFA për braktisje të detyrës. Ndërkohë, ish- trajneri shkoi në gjyq dhe e fitoi. Ne ekzekutuam vendimin dhe u mbyll

historia. Ai rrogën te ne e ka pasur 50 mijë euro në sezon. Levi e ndjek Flamurtari­n dhe në verë donte që të vinte te ne. Ne kemi marrëdhëni­e shumë të mirë me të", përfundoi Idrizi. "Panorama Sport" zbuloi se gjyqi më i fundit që Flamurtari ka humbur është me ish-trajnerin Stanislav Levi. Çeku ka hedhur në gjyq klubin dhe madje e ka fituar atë. Edhe pse klubi nuk e bën publik një fakt të tillë, gjithçka tashmë është zyrtare. Ish-trajneri çek kërkon 6 paga nga janari deri në korrik së bashku dhe me kamatëvone­sat. Por duke marrë parasysh edhe faktin se kishin kaluar 90 ditë pa u paguar, gjasat janë që Levi të përfitojë 10 muaj, shto këtu edhe kamatat. Shuma shkon afërsisht në 100 milionë lekë. Trajneri çek e ka fituar tashmë gjyqin në FIFA dhe klubi vlonjat do të jetë i detyruar që të paguajë.

VËZHGIMI

Sinan Idrizi dhe Ilir Daja, në kërkim të talenteve. Administra­tori dhe trajneri dje janë parë të ndjekin ndeshjen e ekipit të të rinjve, mes Flamurtari­t dhe Luftëtarit në fushën sportive në Pyllin e Sodës. Daja, me sa duket, ka vajtur jo më kot, por me mision për të marrë ndonjë element e për ta afruar tek ekipi i parë. Ermal Sika

 ??  ?? Behari, Daja dhe Idrizi duke ndjekur dje ndeshjet e të rinjve
Behari, Daja dhe Idrizi duke ndjekur dje ndeshjet e të rinjve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania