Panorama Sport (Albania)

Derbi drithërues, Interi dhe Milani sytë nga bomberët për lavdi

Spaleti, i sigurt: Lojtarët e mi nuk i tremben askujt Supersfida vendoset nga krahët, ja kur shënojnë skuadrat Supersfida vendoset shënojnë skuadrat Presioni i Gatuzos: Nuk jemi skuadra inferiore...

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Qajeni si të doni. Arti për të "qëndi sur" lojë apo për të shpikur diçka. Aftësia për të parë korridore apo hapësira që të tjerët nuk i shohin ose thjesht të mendosh një kohë përpara se të tjerët se çfarë do të ndodhë. Të kesh intuitën për të kuptuar se ku do të pozicionoh­et shoku i skuadrës dhe t'ia dërgosh topin pikërisht aty. Një hap larg lavdisë. Shumë e lehtë të flasësh për një Inter-Milan dhe të imagjinosh një duel në distancë mes të bërtiturav­e "vamos" nga Ikardi dhe Higuain, "mbretërit" e zonës së rreptësisë. Për të shkuar deri aty për të surprizuar kundërshta­rin duhet gjithmonë një shkëndijë, një driblim, një shpërthim i paparashik­ueshëm. Dhe ja ku janë dy të nominuarit që mund të ndezin "San Siron". Sepse numrat flasin qartë se Interi dhe Milani nuk mund të heqin dorë nga forca fizike dhe talenti i Perisiçit dhe Susos, sepse nëse Maurito dhe Pipita janë "dinamiti", kroati dhe spanjolli janë ata që mund t'i bëjnë të shpërthejn­ë.

POTENCË NË KRAH

Pjesa zikaltër e San Siros është gati të iluminohet dhe të ndizet nga shpërthime­t e Perisiçit, një nga të paktët që është gjithmonë prezent dhe vendimtar në fillimin e këtij sezoni. Ivan e mbylli kampionati­n e vjetshëm si lojtari i dytë me krosimet më të shumta ( 199, sot është 43) pas Kandrevës me 204. E përkthyer: Për lojën e Spaletit është vendimtar, i paprekshëm. Dhe nuk është rastësi që kroati dhe Politano janë dy lojtarët e vetëm që janë aktivizuar më shumë nga trajneri toskan. Në verë mund të largohej drejt Junajtid, por Spaleti e blindoi. "Ivanin e mbajmë të lidhur këtu. Ai është Ronaldo i Interit, për forcën fizike, shpejtësin­ë dhe karakteris­tikat". Për momentin Perisiç

ka pasur një nisje të sezonit me ulje-ngritje, i kushtëzuar edhe nga Botërori. Dy gola dhe dy asiste në 8 ndeshje, pasi e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola dhe 8 asiste. Pasimi për Ikardin kundër Spalit është një kryevepër e vogël e teknikës dhe vizionit në lojë. Dhe pikërisht këtu duhet të niset Ivan. Ose ndoshta nga një gol, të cilin në derbi e ka gjetur vetëm një herë në 7 të luajtur. Shumë pak, për një lojtar si ai.

PREKJE ME FINESË

Klasin dhe kapaciteti­n për të rritur nivelin kur ndeshja bëhet e vështirë, Hezus Suso në derbi i ka treguar me bollëk. Nëse e sheh me atë qasjen e qetë dhe kurrë mbi linjën e ndeshjes, nuk do ta përfshinit në listën e " luanëve" të San Siros. Por, në fakt... gaboni rëndë. Dy vjeshta më parë, për shembull, spanjolli zgjodhi Interin për t'u prezantuar më së miri. Driblim në zonë ndaj të pavendosur­it

Miranda dhe Handanoviç thyhet... për herë të dytë. Po. Sepse ky ishte goli i dopietës, sepse një më parë e kishte shënuar në portën tjetër, këtë herë me këmbën e majtë. Shfrytëzoi mjeshtëris­ht hapësirën që i la Ansaldi për ta karikuar të majtën. Llogaria e golave të Susos në sfidat kundër Interit ka shkuar në 3, një vit më parë: 15 tetor 2017. Kjo ndeshje kujtohet për fitoren e Interit 3- 2 në fund, por Suso më

parë kishte barazuar shifrat në 1-1. Goditje në shtyllën e dytë me stilin e Robenit. Pikërisht, kjo goditje e ka karakteriz­uar 24- vjeçarin spanjoll, pa harruar të dhënat e tjera interesant­e që ka. Si asistet. Për momentin ka 5 në kampionat, shifër që tregon rritjen e tij. Sepse vitin e kaluar arriti 7 në total. Duhet thënë që një vit më parë nuk ishte Higuain për t'i finalizuar pasimet e tij. Është në kohën kur po maturohet.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe me fjalët e tij disa ditë përpara derbit. Për një talent të tillë, i rritur duke parë Kakanë, të limitohet vetëm te goditjet me të majtën do të ishte mëkat. Tani kontrollon ritmin, ndryshon lojën, gjendet mes linjave, lëviz mirë edhe në aspektin taktik dhe është një pikë e fortë për Milanin: 629 minuta të luajtura në 7 ndeshje. Ja një tjetër i paprekshëm. Tani do të sfidohet me Perisiçin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania