Panorama Sport (Albania)

Vllaznia pa rivalë, triumf mes ankthit për Gurishtën

Hajdari mjafton, shijakasit e mbyllin me 45 veta

- ADMIR URUÇI

Marshon Vllaznia. Shkodranët nuk e njohin blofin, ndërsa kanë gjetur edhe fitoren e gjashtë radhazi për këtë sezon. Edhe pse u shfaqën cinik ndaj Erzenit, në fund të besuarit e Hasan Likës morën çka deshën. Me tri pikë të tjera, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të renditjes me 5 pikë më shumë se Dinamoja ndjekëse. Një gol i Arsen Hajdarit ka nderuar kuqeblutë në "Reshit Rusi", të cilët vuajtën jo pak për të shkuar deri te goli.

PJESA E PARË

Ndryshe nga takimet e tjera, Vllaznia dje e ka nisur më qetë seç duhet lojën. Për minuta të tëra ka qenë zotëruese e topit, por pa krijuar rrezikshmë­ri për portën mike. Mundësia e parë për vendësit vjen në minutën e 14-të me anë të Malotës, që ekzekuton një goditje dënimi. Topi i harkuar prej tij mund të kthehej në gol nëse do të shfrytëzoh­ej prej sulmuesve, por kjo gjë nuk ndodhi, edhe pse porta ishte e boshatisur pas daljes së gabuar të Vatës. 9shtë sërish mbrojtësi lezhjan protagonis­t në minutën e 21-të, pas një topi të marrë nga e djathta prej Gocajt, por gjuajtja e shtatlarti­t përfundon jashtë kuadratit. Përpjekjet e shkodranëv­e vazhdojnë me anë të ;huniorit, i cili gjuan në hyrje të zonës, por këtë herë mendon portieri i Erzenit që të grushtojë dhe i thotë "jo" golit në të 2<-ën. Minuta e 33-të sjell aksionin më të bukur për vendësit. Gurishta kombinon me >ogajn, ky i fundit pason në hyrje të zonës për ;huniorin, i cili gjendej në pozicion ballor, por gjuajtja e braziliani­t nuk ka forcën dhe saktësinë e duhur. I vetmi kërcënim për miqtë për këtë fraksion vjen në të 43ën me anë të ;hemalajt, i cili vepron bukur në mesin e fushës, i shpëton mbulimit të dy lojtarëve vendës dhe godet nga jashtë zonës, por topi përfundon mbi traversë. Por, pjesa e parë do të mbyllej me një rast të Tafilit, i cili "luan" bukur me topin në mesfushë, por gjuajtja nuk ka forcën e duhur për të mposhtur portierin e Erzenit.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë janë sërish kuqeblutë që shohin në drejtim të portës mike. Në të 58-ën Gocaj harkon në zonë për Krymin, që në planzhon e sipër godet me kokë, duke e dërguar topin mbi traversë. E megjithatë insistimi i Vllaznisë vjen në të <3-ën, kur Gurishta i jep një top të gjatë Hajdarit që gjendej në hyrje të zonës. Sulmuesi bën gjithçka mirë dhe me të majtën

nuk fal, duke zhbllokuar shifrat në 1-0. Një gol që "ngroh" shkodranët. Megjithatë, puna e Vllaznisë do të lehtësohej pas daljes me të kuqe të Kondurit, i cili dy minuta pasi zuri vendin e Marës ndëshkohet me të kuq, pas një ndërhyrjej­e të gabuar ndaj Gurishtës. Vllaznia kishte rastin për të dyfishuar çerek

ore para fundit. ;hunior bën gjithçka mirë brenda zonës, driblon një nga miqtë, por kur është përballë portierit, ky i fundit i mohon golin. Dhe zyrtarisht kjo është e para ndeshje që braziliani nuk shënon dot. Mundësia e fundit për shkodranët vjen në 83-ën me anë të Eziamaka, i cili dje edhe debutoi.

Nigeriani pasi mori krahun e majtë, futet në zonë, por gjuajtja largohet mrekullish­t me këmbë prej portierit mik. Ato pak minuta që kishin mbetur folën për Erzenin, që edhe pse në inferiorit­et numerik, ushtroi presing të vazhdueshë­m, por pa mundur që të gjejë golin e barazimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania