Panorama Sport (Albania)

Bylisi thyen Lushnjën, Kapllanaj: Rrezikuam jetën

Sherr dhe tre kartonë të kuq, tifozët revoltohen me presidenti­n e ballshiotë­ve

- ALBAN ALUSHI

Lushnja pëson humbjen e parë në kampionat dhe pikërisht në "Roza Haxhiu". Ndërsa Bylisi ka gjetur golin dhe fitoren e parë në transfertë. Ka qenë sulmuesi Kofi Doseh që e kërkoi golin disa herë gjatë takimit dhe e gjeti pikërisht në minutën e 89-të, duke mposhtur Bejten në formë. Tri pikë që japin sinjalin e ngjitjes për ballshiotë­t...

Lushnja pëson hum bjen e parë në kam pionat dhe pikërisht në "Roza Haxhiu". Ndërsa Bylisi ka gjetur golin dhe fitoren e parë në transfertë. Ka qenë sulmuesi Kofi Doseh që e kërkoi golin disa herë gjatë takimit dhe e gjeti pikërisht në minutën e 89- të, duke mposhtur Bejten në formë. Tri pikë që japin sinjalin e ngjitjes për ballshiotë­t, ndërsa Lushnja zbret në vendin e tetë. Një sfidë e mbushur me tension dhe përplasje mes tifozërisë vendëse dhe presidencë­s ballshiote. Gjithashtu, në fund të takimit ultrasit verdhejesh­ilë goditën me sende lojtarët e Bylisit që po festonin golin.

NDESHJA

Takimi i Lushnjës dhe Bylisit nuk e ka pasur interesimi­n e viteve të fundit. Në "Roza Haxhiu" ishte mbushur tërësisht vetëm tribuna qendrore, ndërsa në shkallët e impiantit lushnjar nuk ishin më shumë se 50 vetë. Takimi nis me një rast të mirë për Bylisin, që mund të kishte shënuar që në minutën e tretë. Doseh shkëputet nga e majta, godet përballë Bejtes

dhe topi nuk bindet. Në minutën e 9- të ka qenë përsëri Doseh që godet bukur brenda zonës dhe Bejte përgjigjet duke devijuar në korne. Në minutën e 23të vjen rasti i Lushnjës. Gjyla përfiton nga një karambol i topit, godet fort dhe pret

Bytyçi. Edhe pjesa e dytë nis me një tjetër rast të mirë për Doseh, por topi përplaset në trupin e Bejtes. Në minutën e 84-t, Doseh mund të kishte kaluar në avantazh Bylisin, por Bejte e ndal përsëri. Sulmuesi i Bylisit arrin ta mposhtë portierin lushnjar në minutën e 89- të me një goditje të saktë brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh­in e majtë të portës lushnjare, 1-0.

PËRPLASJA

Festime euforike të ballshiotë­ve pas golit dhe pikërisht aty ku ishin sistemuar ultrasit e Lushnjës krijuan incidente. Tifozët vendës u irrituan për faktin që lojtarët e Bylisit festuan para tyre. Hidhen sende në fushë. Dy lojtarë të Bylisit humbën arsyen duke ua rikthyer me të njëjtën monedhë. Gjyqtari Bajramaj ndëshkoi me kartonë të kuq Muratjan dhe Doksanin dhe me kartonë të verdhë Doseh. Minutat shtesë Bylisi i luajti me nëntë vetë, por arriti të rezistojë. Madje, Bytyçi kreu një pritje spektakola­re në një gjuajtje të Gjylës. Bylisi fiton, 1- 0.

INCIDENTET

Në fund të pjesës së parë nis një debat në distancë midis presidencë­s ballshiote dhe disa ultrasve të Lushnjës, që ndodheshin në tribunën qendrore. Prezenca e presidenti­t të Bylisit, Besnik Kapllanajt, i cili është i dënuar përjetë për të mos qenë në stadiumet shqiptare nga komisionet disiplinor­e të FSHF-së, ka bërë që tifozët vendës të reagojnë ashpër duke kërkuar largimin e tij. Një debat që vjen dhe acarohet së tepërmi pas fyerjeve të ndërsjella. Pjesa VIP rrethohet nga punonjës të policisë private nga të dy krahët, por tensioni mbetet i lartë. Në tribunën qendrore vijnë dhe forcat e rendit të komisariat­it të Lushnjës, të kryesuara nga shefi i rendit dhe i sigurisë publike. Ndërsa loja vijon, të gjithë i kanë sytë nga tribuna. Në pushimin e pjesës së dytë kërkohet largimi i tifozëve ultras dhe zbrazet e gjithë pjesa e djathtë e tribunës. Në tribunën VIP ndodheshin vetëm drejtues të Bylisit, teksa ra në sy mungesa e atyre të Lushnjës. Në "Roza Haxhiu" nuk ndodheshin më shumë se 450 tifozë. Një numër shumë i ulët për të pasur kaq probleme.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga tensioni i djeshëm mes tifozëve të Lushnjës dhe presidencë­s së Bylisit
Moment nga tensioni i djeshëm mes tifozëve të Lushnjës dhe presidencë­s së Bylisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania