Panorama Sport (Albania)

Kukësi vuan që në hyrje, Shkodra tërbohet me fushën

-

Takimi i djeshëm mes Kastriotit dhe Kukësit ka nisur me vështirësi për miqtë që në momentin e mbërritjes në impiantin "Redi Maloku" e deri kur ia dolën që të shënojnë golin e përmbysjes. "Panorama Sport" sjell disa momente pikante të takimit të djeshëm. * Kukësi mbërrin rreth dy orë përpara në stadiumin "Redi Maloku", në një kohë që ende nuk ishte hapur porta hyrëse në impiant. U desh pak kohë që të mbërrinte një prej punonjësve të fushës për të hapur portën. Deri në këtë moment, trajneri Cungu së bashku me skuadrën mike, por edhe zyrtarët e FSHF-së, qëndruan pas porte për pak kohë.

* Rezultatet e dobëta të javëve të fundit bënë që interesi për ta ndjekur këtë sfidë të ishte shumë i vogël. Vetëm rreth 600 tifozë vendës dhe 50 miq ishin të pranishëm në "Redi Maloku".

* Të dy presidentë­t Vogli dhe Gjici e ndoqën nga tribuna VIP ndeshjen, ndonëse ishin ulur larg njëri-tjetrit. Nuk munguan në tribunë as stafet përkatëse të dy klubeve, por në sy ra Alban Hasani, trajneri i Akademisë Vllaznia, mik i përbashkët i dy shkodranëv­e, Plori dhe Cungu.

* Në të 30-ën, Donjet Shkodra merr vërejtje nga pankina, por reagimi i tij ishte mjaft interesant: "Si ta ndreq me të parën, fusha katastrofë", përgjigjet nxitimthi mesfushori në dialekt.

* Kur Shameti shënoi golin e barazimit, festoi me një parakalim afër tribunës kryesore, teksa u dëgjua të thoshte: "Tregoi atij", duke drejtuar gishtin tregues nga stafi i Kukësit që ishte në tribunë, përfshirë edhe presidenti­n Gjici.

 ??  ?? Momenti i pritjes nga skuadra e Kukësit dhe zyrtarët e FSHF-së për t'u hapur impianti FOTO: panoramasp­ort.al
Momenti i pritjes nga skuadra e Kukësit dhe zyrtarët e FSHF-së për t'u hapur impianti FOTO: panoramasp­ort.al
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania