Panorama Sport (Albania)

Plori largohet nga Kastrioti: Koha për ndryshim, s'ka kthim pas

Trajneri i ri i krutanëve mund të jetë Stavri Nica, ja alternativ­at

-

Elvis Plori jep dorëheqjen nga Kastrioti pas humbjes ndaj Kukësit në shtëpi. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri shkodran ka konfirmuar largimin, teksa këtë herë dorëheqja e tij është e parevokues­hme, pasi më parë e pat paralajmër­uar kur Kastrioti u mposht nga Tirana 2-3 në Fushë- Krujë. Në prononcimi­n për "Panorama Sport", shkodrani tha : "Do e mbyll këtu bashkëpuni­min me Kastriotin. Uroj të gjithë sportistët për një vazhdimësi pozitive, sepse nuk e meritojnë këtë vend". Gazeta mëson se tashmë alternativ­a kryesore për të marrë drejtimin e krutanëve është trajneri i mirënjohur durrsak, Stavri Nica. Madje, ky i fundit ka qenë dje i pranishëm në tribunën e stadiumit "Redi Maloku". Gjithashtu, krahas Nicës në klub përflitet edhe emri i Shkëlzen Rustamit, por gjithsesi drejtuesit do të vendosin shumë shpejt për pasuesin e Plorit, që drejtoi krutanët në 9 ndeshje. DEKLARATA - Pas ndeshjes me Kukësin, Plori foli për "SuperSport", duke dhënë edhe arsyet e largimit. "Unë do ta mbyll këtu me Kastriotin. Nuk më ka humbur besimi te skuadra, por ka ardhur koha ta mbyll. Nuk është vetëm loja e mirë, por duhet bërë një ndryshim. Bëra një hap para tri javësh, por nuk u pranua nga presidenca. Një ndryshim sado i vogël mund të ndikojë për mirë në skuadër", theksoi fillimisht Plori, duke pranuar se ka gabuar gjatë merkatos. "Klubi është organizuar me aq forca sa ka pasur. Kemi bërë edhe gabime që i bëjnë të gjithë. Është dashur një ndërhyrje në boshtin e ekipit.

Na duhej edhe një sulmues, por nuk po kërkoj vetëm unë, por gjithë Shqipëria. Për këtë duhet buxhet i lartë. Megjithatë, në fund të fundit duhen pikë për të vazhduar. E tregoi fusha e lojës që unë nuk futem si inferior. Më pëlqen futbolli ofensiv. Fati ndihmon më të mirët. Mund ta them

këtë, pasi Kukësi ka lojtarë të mirë. Megjithatë, ne patëm një pjesë të parë të mirë, por aftësitë individual­e të elementëve të Kukësit na vendosnin në vështirësi. Në pjesën e dytë menduam të dilnim më shpejt, mund ta dyfishonim rezultatin", përfundoi Plori.

 ?? FOTO: F. Hazizllari ?? Festa e lojtarëve të Kukësit pas fitores 1-2
FOTO: F. Hazizllari Festa e lojtarëve të Kukësit pas fitores 1-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania