Panorama Sport (Albania)

Cungu: Fitore si oksigjen, s'luaje dot në këtë fushë

"U befasova nga pjesa e parë, pres më tepër nga mesfushorë­t"

- BUJAR BALLIU

Trajneri i Kukësit, Ar mando Cungu, pas fitores jo pak të vuajtur me Kastriotin, ka shfaqur rezerva për lojën e skuadrës, veçanërish­t në pjesën e parë. Në intervistë­n për "SuperSport", shkodrani theksoi se fusha e stadiumit "Redi Maloku" ndikoi për keq te Kukësi.

Fitore me vuajtje pas dy humbjeve radhazi, ishte kjo përgjigjja që prisnit?

Ishte përgjigje, sepse arritëm ta përmbysim rezultatin. Nuk e prisja atë 45minutësh të parë. Ishim shumë të lehtë ose më saktë xhentilë, ndërkohë që kundërshta­ri ishte agresiv dhe fitonte pothuajse çdo top. Pjesa e dytë foli për ne, por edhe mund ta humbnim ndeshjen. Nuk e kam fjalën te penalltia. Megjithatë, mund ta kishim edhe më të thellë rezultatin.

Përmendët pasigurinë, mos vjen nga disfatat me rivalët?

Është normale. Kukësi është ekip që duhet të jetë në krye të tabelës. Fitorja ishte oksigjen për ne. Terreni i fushës la shumë për të dëshiruar. Bëhej fjalë vetëm për luftë, kush lufton ia del në këtë fushë. Kjo fushë nuk të lejonte të luaje.

Luajtët mirë me Partizanin, por dolët pa pikë. Tashmë duhet një Kukës më cinik...?

Pikët janë ato që vlejnë. Ai ekip që çon topin në portën e kundërshta­rit, fiton. Unë s'kam qenë i kënaqur me rezultatet në dy takimet e fundit. Mund të marrësh një ndeshje, por s'merr kampionati­n.

Pse Limaj dhe jo Dzaria nga fillimi në qendër të mesfushës?

Nëse e keni parë, në përgjithës­i ka luajtur Limaj për të qenë më afër sulmit. Sot (dje) ishim kundër Kastriotit dhe duhej ai. Megjithëse nuk jemi të përqendrua­r në individë, zgjedhjet janë të sforcuara ndonjëherë për shkak të futbollist­ëve të huaj që kam, sidomos në mesfushë.

Ndeshjet e fundit keni pësuar gola shpesh në qendër të mbrojtjes...

Nuk mendoj se është problem i një reparti. Për sa i përket fazës kur humbim topin, mesi i fushës duhet të ngushtojë repartet me njëri-tjetrin. Rrumbullak­u bëri zgjidhje të sforcuar te goli, por duhet ta bënte një lojtar nga mesfusha, që mund të markonte më mirë në atë moment.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania