Panorama Sport (Albania)

Thyhet Laçi, e shkërmoq Teuta

Dopieta e Latif dhe goli i Prognit nderojnë durrsakët dhe i fusin në garë për zonën “Euro”

- VLADIMIR MEMA

Laçi bie në “Elbasan Arena” pas 9 jav ësh pathyeshmë­rie. Kurbinasit nuk ia kanë dalë dot përballë Teutës, e cila u shkaktoi të parën humbje për këtë sezon. Dhe nuk ishte një disfatë dosido, pasi durrsakët i kanë shënuar tre gola. Të besuarit e Bledi Shkëmbit koleksiono­jnë të parën fitore jashtë fushe falë dopietës së Latif dhe golit të Prognit. Për bardhezinj­të reagimi ishte gati i pamundur, pasi që në të 3-ën minutë iu desh të luanin me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Redon Xhixhës. Pas këtij 90- minutëshi durrsakët i afrohen zonës “Euro”, ndërsa laçianët humbin mundësitë për t’iu afruar më shumë kreut.

PJESA E PARË

Laçi e nis ndeshjen në tatëpjetë. Një ndërhyrje e ashpër e Xhixhës ndaj Kallakut bën që Enea Jorgji të mos mendohet dy herë dhe t’i tregojë kartonin e kuq që në të 3-ën minutë. Edhe pse në inferiorit­et numerik, minutat e para janë më të mira për bardhezinj­të. Shtubina dhe Toro mundohen që të rrezikojnë portierin Hidi, por pa rezultat. Por nuk kalon shumë dhe durrsakët fitojnë terren, duke zhbllokuar edhe shifrat me një supergol të Latif. Pas një krosimi të Ndrecës nga e majta, sulmuesi ganez kalibron fluturimth­i të djathtën dhe sfera ndalet në rrjetë. 0 me 1 që në minutën e 15-të dhe me një lojtar më shumë, të besuarit e Bledi Shkëmbit kërkojnë të mbyllin sa më shpejt ndeshjen. Mendon Progni 10 minuta më pas për të ndëshkuar me kokë, i cili shfrytëzon më së miri një top të marrë nga Latif dhe daljen e Selmanit, duke dyfishuar rezultatin. 0 me 2 dhe kurbinasit bien në tapet, ndërsa më mirë se kaq nuk mund të shkonte për “djemtë e detit”. Ndeshja është interesant­e dhe rastet nuk mungojnë, por Laçi është i pafat te goditja e dënimit e Najdenov, i cili gjuan tokazi, topi prek shtyllën dhe përfundon mrekullish­t në duart e Hidit. Fraksioni i parë i lojës mbyllet 0 me 2.

PJESA E DYTË

Superiorit­eti numerik dhe avantazhi i dyfishtë bën që durrsakët të futen sa më të qetë në fushë pas pushimit, ndërsa laçianët kanë një “malore” përpara për të kthyer ndeshjen në favorin e tyre. Teuta administro­n si duhet lojën, ndërsa kurbinasit bëjnë përpjekjet e tyre të dëshpëruar­a për të rihapur sfidën, por me kalimin e

minutave çdo gjë bëhet më e vështirë për të besuarit e Mërgjyshit. Fillimisht rrezikojnë Traore me Bicajn në të 52- ën dhe 56- ën, por shënjestra nuk është e duhura. Në kahun tjetër, Shtubina merr një vertikaliz­im të bukur në zonë, por topi neutralizo­het

nga Hidi. Për të “vrarë” ndeshjen mendon sërish Latif në të 72-ën. Prognit i dhurohet një top nga mbrojtja dhe pasi futet në zonë bën altruistin, pasi sheh të lirë ganezin, i cili me të majtën nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shtyjë topin në

rrjetë. 0 me 3 dhe praktikish­t ndeshja është e mbyllur, edhe pse kurbinasit i shkojnë pranë golit me Smaqin dhe Fangajn, por pa rezultat. Rastet nuk mungojnë as për durrsakët në fund, por shifrat mbeten të pandryshua­ra deri në fund.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? LAÇI-TEUTA 0-3
Durrsakët duke festuar një nga golat e Latif
Fotot: F.Hazizllari LAÇI-TEUTA 0-3 Durrsakët duke festuar një nga golat e Latif

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania