Panorama Sport (Albania)

“Arbitri mund të kursehej me Xhixhën”

-

Artan Mërgjyshi mendon se ndeshja do të shkonte krejt ndryshe nëse nuk do të mbeteshin me 10 lojtarë për 87 minuta. Ai mundohet që të zhdramatiz­ojë humbjen, ndërsa për “SuperSport” theksoi se arbitri mund ta kalonte me një të verdhë atë ndërhyrje të Xhixhës ndaj Kallakut. “Mungesa e inferiorit­et numerik ishte një nga arsyet që solli humbjen. Morëm një goditje psikologji­ke. Ai karton na goditi shumë. Përveç kartonit morëm dhe atë gol që erdhi prej mospërqend­rimit tonë. Këto na dëmtuan. Skuadra u mundua të reagonte. Krijuam aksione pozitive, nuk patëm përfundim. Në momentin që po zhvillonim lojë, morën golin e dytë që na dërrmoi. Në pjesën e dytë nuk kishim fuqi për të reaguar edhe pse bëra zëvendësim­e. Nuk duhet ta bëjmë dramë këtë humbje. Gjërat nuk shkuan në favorin tonë dhe i kishim episodet kundra. Ne kemi forca dhe energji dhe sot (dje) ndikoi edhe dëmtimi i Toros. Po ashtu edhe Lushkja nuk ishte në formë, Xhixha na ndëshkoi. Ne kemi forca dhe duhet të dalim nga kjo gjendje dhe ta kalojmë, pasi kemi pikë mjaftueshë­m dhe jemi aty ku duhet të ishim. Kam thënë që nuk dua të merrem dhe nuk do të merrem me gjyqtarët. Ishte një faull në limitet e kartonit të verdhë me të kuq, por ishte vetëm fillimi i ndeshjes. Nuk mund të them se ishte gabim i gjyqtarit, por ishte gabim i futbollist­it. Megjithatë, arbitri e di më mirë dhe mund ta kalonte me një të verdhë. Unë e preka edhe vetë që ishim në superiorit­et në mbrojtje, por ishim shumë statik dhe përveç gabimeve ishte goditja psikologji­ke. Vrapuam shumë në minutat e para, por nuk ishim efikasë aty ku duhet”, u shpreh trajneri i Laçit pas ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania