Panorama Sport (Albania)

Latif, një “hero” në Durrës: Shënoj për Teutën në Europë

Sulmuesi bëri dopietë kundër Laçit

-

Latif Amadu është sulmuesi i momentit në kampionati­n shqiptar, pasi kryeson listën e golashënue­sve me 7 gola. Dje bëri dopietë kundër Laçit në fitoren 3- 0, duke ndihmuar ekipin edhe në asistin e golit të dytë, shënuar nga Progni. Sulmuesi ganez shfaqet modest kur pyetet pas ndeshjes nga “Panorama Sport”, por gjithsesi thekson se me golat e tij ëndërron të dërgojë Teutën në Kupat e Europës në fund të sezonit.

Dy gola, një asist dhe tri pikë. Më mirë prishet apo jo? Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golat, por pasi morëm tri pikë të rëndësishm­e. Tashmë kryesoni i vetëm listën e shënuesve me 7 gola...

Nuk më interesojn­ë golat në planin personal dhe këtë po e them me sinqeritet­in më të madh. Ajo që për mua vlen është që morëm fitoren. Golat sigurisht që më pëlqejnë, por më shumë më pëlqen fakti që ne po ecim në rrugën e duhur. Doni të thoni që nuk ju intereson “Këpuca e Artë”? Synimi im është që të çoj Teutën në Europë, jo “Këpuca e Artë”.

Ndeshjen tjetër do ta luani sërish në transfertë, por këtë herë me Flamurtari­n. Besoni që tashmë nuk do t’ju ndalë kush?

Do të kërkojmë sërish më të mirën. Do të japim gjithçka në fushë, që të sigurojmë fitoren. Edhe me Flamurtari­n objektivi nuk do ndryshojë.

U dëmtuat pas golit të dytë apo ishte diçka e lehtë?

Asgjë shqetësues­e, ishte thjesht një bllokim i momentit. V.Mema

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania