Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Nuk më pëlqejnë lojtarët e rëndësishë­m

“Për Latif kishte dyshime në fillim, por tani...”

- VLADIMIR MEMA

rajnerit të Teutës, Ble di Shkëmbi, nuk i pëlqen që skuadra e tij të jetë e varur nga një lojtar. Edhe pse është shumë i kënaqur që Latif Amadu po shënon rregullish­t, korçari i pankinës pret që golat t’i shënojnë edhe të tjerët. Në bisedën pas ndeshjes për “SuperSport”, Shkëmbi theksoi se çelësi i suksesit ndaj Laçit ishte ndryshimi taktik, me spostimin e Osmanit në mesfushë dhe Prognit në sulm.

Transferta­t kanë qenë pika e dobët e Teutës. Çfarë ndryshoi ndaj Laçit që fituat 3- 0?

Nuk kemi ndryshuar gjë, thjesht kemi vazhduar të punojmë. Ndryshuam pak në anën taktike, kur spostuan Prognin në sulm me Latif dhe kjo lëvizje dha frytet e veta. Bëmë një ndeshje të mirë. Personalis­ht, e mendoja të vështirë

edhe pas daljes me të kuq të lojtarit të Laçit, por për fat të mirë ditëm t’i shfrytëzon­im rastet që na u dhanë. Dhe kjo në futboll do të thotë shumë, pasi të jep garanci psikologji­ke.

Skuadra është e varur nga Latif, që shënoi dy gola dhe u bë protagonis­t me asist. Mos ndoshta po kthehet në lojtarin kryesor të Teutës dhe një mungesë e tij mund të bëhet edhe problem në vazhdimësi?

Nuk më pëlqejnë ekipet që kanë lojtarë të rëndësishë­m. Kemi pasur në çdo ndeshje mungesa dhe sot ( dje) kishim. Më vjen mirë për Latif.

Në fillim u vendosën pikëpyetje për të, por ai po vazhdon të shënojë. Është një gjë shumë e mirë për ne që ai vazhdon të shënojë.

Pas humbjes në Gjirokastë­r pati dyshime për objektivat madhore të skuadrës. Tashmë pas dy fitoreve radhazi, ka një lloj shprese për të ardhmen?

Dëshira ime ishte që ne të arrinim minimumi dy fitore rresht, pasi që deri tani nuk i kishim arritur. Fituam me Kastriotin dhe ia dolëm ndaj një ekipi shumë të mirë si Laçi. Duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse java vjen shpejt dhe sërish në transfertë. Duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, për të arritur edhe objektivat.

Mesfushës së Teutës i ka munguar një lojtar me eksperienc­ë, që të udhëzojë edhe djemtë e rinj. Mos është Osmani i duhuri dhe ndoshta nuk duhet ta lëvizni më nga ai pozicion?

Ndoshta është e vërtetë dhe kjo ishte një nga ndryshimet taktike që bëmë. Doja që mesfusha të kishte një lojtar me eksperienc­ë dhe jam i bindur që Osmani mund të bëjë më mirë aty. Ndoshta avantazhi i shpejtë me dy gola bëri që të ruhej pak. Ndryshimet dhanë

rezultate dhe për këtë fakt jam i kënaqur.

Keni pasur edhe më parë rezultate pozitive, por rrugës keni vuajtur oshilacion­et. Si do ta zgjidhni këtë problem?

Në futboll është shumë e rëndësishm­e vazhdimësi­a dhe ne duhet ta kemi dhe do bëjmë të pamundurën që ta kemi. Duhet të punojmë dhe të flasim nga ana psikologji­ke, pasi dy fitore mund të zhbëhen me një humbje. Nëse fiton problemet zvogëlohen, por nëse humb ato zmadhohen. Duhet të përmirësoh­emi, pasi përtej shifrave 3-0, patëm sërish probleme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania