Panorama Sport (Albania)

Alarmi, gjysma e Superiores në fusha asnjanëse

-

Vetëm 50 tifozë në “Elbasan Arena”, në një ndeshje ku luante skuadra që renditej në vend të tretë (Laçi) dhe Teuta që pozicionoh­ej e gjashta. Çfarë po ndodh me Superioren dhe pse tifozët e kanë bojkotuar në maksimum shumicën e skuadrave?! Janë të shumta arsyet, por përveç besimit të munguar për një futboll të pastër, tashmë tifozët po largohen gjithnjë edhe më shumë nga stadiumet për faktin se gjysma e skuadrave po luajnë në fusha asnjanëse. Laçi ishte pritës në Elbasan për shkak se fusha e vet po i nënshtrohe­t një rikonstruk­sioni. Kësisoj, kurbinasit për dy muaj janë të detyruar të degdisen sa në Elbasan, sa në Shkodër dhe ndoshta edhe në Fushë-Krujë. Por sikur të mos mjaftojnë problemet që kanë me stadiumet Kukësi, Kastrioti dhe Laçi, që aktualisht nuk luajnë në fushat e tyre, vjen edhe një lajm tjetër i keq. Tapeti i stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë është bërë si mos më keq. Shqetësimi­n e ngriti dje trajneri i Kukësit, Armando Cungu. Kastrioti ka lënë Krujën dhe ka zbritur në Fushë-Krujë për shkak se stadiumi i vet nuk i plotëson kushtet, por tani që temperatur­at pritet të ulen, një Zot e di se si do ta përballojë terrenin, që deri pak kohë më parë cilësohej si një nga më të mirët në vend. Por, surprizat nuk mbarojnë me kaq. Skuadrave që kanë probleme me fushat u shtohet edhe Teuta. Sipas asaj që konfirmojn­ë për “Panorama Sport” nga klubi durrsak, në tapetin e amortizuar të “Niko Dovanës” po hidhet një fare e re bari. Në këto kushte, edhe Teuta do të jetë e detyruar që për një muaj të luajë jashtë Durrësit. Një situatë e pabesueshm­e, për më tepër që jemi vetëm në fazën e parë. Gjithsesi, në FSHF duket se i kanë bërë llogaritë keq pa nisur sezoni. Disa fusha tashmë do të mbajnë një barrë të rëndë, duke filluar nga “Elbasan Arena”, që gjithashtu ka nevojë për ndërhyrje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania