Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Mezani: Na kënaq edhe një pikë në kryeqytet

-

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani, në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes me të kuqtë sqaroi se Partizani është skuadër për t’u vlerësuar normalisht, por jo për t’u mbivlerësu­ar. Partizani është kundërshta­r shumë i fortë, ndaj për dy javë bluzinjtë janë stërvitur intensivis­ht për të marrë qoftë dhe një pikë në takimin e sotëm, i cili do të zhvillohet në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”. PARTIZANI- “Jemi të ndërgjegjs­hëm për rëndësinë që ka takimi me Partizanin. Do luajmë përballë një kundërshta­ri, që është pa dyshim ekipi më i mirë i momentit në Superiore. Jo se është në vend të parë, por është skuadër që gëzon formë të mirë. Ka një ‘ansambël’ të bukur, me lojtarë të fortë në mbrojtje dhe efektivë në sulm. Kanë pësuar vetëm një gol dhe kanë shënuar në të gjitha ndeshjet, çka tregon se janë kryesues të denjë. Pavarësish­t cilësive të kundërshta­rit, edhe ne gjatë dy javëve të ndërprerje­s së kampionati­t jemi përgatitur sistematik­isht për të marrë rezultat pozitiv. Me Partizanin, një barazim s’do të ishte keq, për vet pozicionin që mbajmë në klasifikim. Një pikë nesër(sot) na jep më shumë besim dhe optimizëm për të filluar fazën e dytë me më shumë dëshirë dhe grintë sportive. Mendoj se jemi përmirësua­r fizikisht, pse jo edhe taktikisht për këtë takim”, tha fillimisht trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani. VLERËSIMI- Teksa Luftëtari ka pasur gjithë kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur strategjin­ë me të cilën do t’i përgjigjet potenciali­tetit të një skuadre si Partizani, trajneri Mezani më tej u shpreh: “Është e logjikshme se kur përballesh me kryesuesin e Superligës kërkohet vlerësim maksimal, por asnjëherë mos të mitizojmë kundërshta­rin. Partizanin e kemi vlerësuar seriozisht. Nuk ka arsye për nënvlerësi­m dhe për më shumë, pse duhet ta mbivlerëso­jmë”. GJENDJA E SKUADRËS- I pyetur nga “Panorama Sport” lidhur me kondicioni­n dhe formën fizike të lojtarëve, Mezani u përgjigj: “Është e drejtë pyetja, pasi që në ndeshjen miqësore me Bylisin dëmtimet na ndoqën si ‘re e zezë’ nga pas. Megjithatë, falë përkushtim­it të çunave dhe stafit mjekësor, me disa probleme të vogla, por them se të gjithë janë të gatshëm. Kemi lënë pas një javë me viroza gripale të dy-tre lojtarëve, por tashmë janë gati për të qenë pjesë e formacioni­t. Ka pasur lojtarë të kontraktua­r, si kapiteni Behar Ramadani dhe Erald Hyseni, por këto dëmtime i përkasin së shkuarës”. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania