Panorama Sport (Albania)

Debutuesit te Tirana, Mema në “malore” të njohur

Analiza e ndeshjeve të para të trajnerëve, baraspeshë totale

- OLSI AVDIAJ

Te Tirana nuk ka rrugë të mesme. Ar dian Mema e ka për detyrim që të marrë një rezultat pozitiv. Katër nga shtatë trajnerët e fundit që e kanë drejtuar më shumë se një ndeshje Tiranën e kanë nisur aventurën e tyre te Tirana me fitore ose barazim. Kjo do të thotë se Mema medoemos duhet të paktën të barazojë në sfidën me vlonjatët, që të nisë një aventurë të suksesshme me bardheblut­ë. Nëse ia del, kjo do të thotë se ai do të renditet mes emrave më të mirë të trajningut në kampionati­n shqiptar dhe bardheblu në veçanti. Gjithsesi, për ish-in bardheblu do të jetë shumë e vështirë, pasi gjendja e skuadrës, sidomos e mungesave, nuk është se të ngroh shumë. Tre futbollist­ë janë të dëmtuar, ndërsa një i katërt është në dyshim. Java e fundit e fazës së parë për Tiranën përkon me një skuadër që ka jo pak histori për Memën. Bardheblut­ë do të udhëtojnë drejt Vlorës, ku edhe do të sfidojnë ish-trajnerin e tyre, Ilir Daja. Mirëpo, për Memën është vërtet ironi e fatit që debutimin e tij në pankinën bardheblu ta ketë pikërisht përballë mentorit të tij, Dajës. Numri një i pankinës bardheblu ka punuar me trajnerin tiranas edhe te skuadra vlonjate, pasi më parë kanë qenë së bashku në krye të Skënderbeu­t. Mema dhe Flamurtari do të duhet të diskutojnë mes tyre jo vetëm sfidën e radhës të vlefshme për Kategorinë Superiore, por më

tej edhe turin e radhës në Kupën e Shqipërisë. Kujtojmë që Ardian Mema ka firmosur zyrtarisht kontratën që e rikthen në shtëpi si bardheblu. Tekniku ka nënshkruar një marrëveshj­e 1-vjeçare. Në këtë kontratë është parashikua­r një opsion rinovimi për sezonin e

ardhshëm. Mema është ish-futbollist dhe ish-trajner i Tiranës dhe rikthimi në shtëpi është një premtim për vazhdimësi­në e këtij sezoni. Mema pason braziliani­n Ze Maria, pasi ky i fundit ngjiti ekipin në Superiore dhe më pas u largua pas javës së tetë në Superiore.

Bilanci - Shtatë trajnerët e fundit që kanë drejtuar Tiranën kanë pasur një baraspeshë mes fitoreve në debutim dhe humbjeve. Kështu, Alban Tafaj, Alpin Gallo, dhe Hoze Marselo Ferreira e kanë nisur aventurën e tyre me humbje. E kundërta është për trajnerët e

tjerë si Shkëlqim Muça, Ilir Daja, të cilët kanë fituar bindshëm takimet e tyre në Superiore. I vetmi, i cili ka debutuar jashtë Superiores është hoze Marselo Ferreira që ndeshjen e parë e ka në Europë me Makabi Tel-Avivin. Gjithsesi, në Kategorinë e Parë dhe në Superkupë,

trajneri brazilian e ka nisur sezonin me fitore, ndërsa Kategorinë Superiore e nisi me një humbje kundër Kamzës. Trajneri i vetëm që e ka nisur me barazim është Gugash Magani, i cili aktualisht është njeriu që e ka drejtuar më gjatë ekipin bardheblu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania