Panorama Sport (Albania)

Kapllanaj: Na u rrezikua jeta, nuk na mbrojti as policia

"Më goditën me shishe, ultrasit ngjitur me ne"

- ALBAN ALUSHI

Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, në një deklaratë për gazetën "Panorama Sport" thotë se është ndjerë i rrezikuar në stadiumin "Roza Haxhiu", duke shpjeguar me versionin e tij të gjithë situatën që ndodhi në tribunën qendrore të impiantit lushnjar.

REAGIMI

"Në fakt, ndeshjet tona me Lushnjën kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe tifozëria është e tillë. Por, në ndeshjen e djeshme kam parë një shfaqje të shëmtuar të të zotëve të shtëpisë ndaj miqve. Miq të braktisur nga të zotët e shtëpisë. Kishin sjellë tifozët ultras në krah të djathtë të tribunës VIP. Nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe kuptohet që është e qëllimshme. Ata ishin tendencioz­ë duke provokuar dhe duke sharë personalis­ht kryetarin e bashkisë dhe duke më goditur me shishe. Gjithsesi, ne ishim të pambrojtur dhe kërkuam ndihmën e forcave të rendit. Edhe ata nuk na mbrojtën. Madje, shefi i rendit më ka thënë shprehimis­ht: 'kë pyete ti që erdhe në stadiumin e Lush-

njës'. Duke i thënë që unë nuk vij të marr leje për të ardhur në stadiumin e Lushnjës sepse unë vij në stadium për të parë ndeshjen. Duke i thënë që unë jam kryetari i bashkisë dhe ti je i detyruar të më mbrosh jetën, mua dhe të gjithë qytetarëve. Sepse nuk janë të

gjithë që kryejnë veprime të pahijshme, por është vetëm një pjesë. Më erdhi keq sepse në një moment u ndjeva i fyer, i lënë vetëm, i braktisur edhe nga forcat e rendit", u shpreh fillimisht kryebashki­aku në reagimin e tij. Më tej, Kapllanaj tregon bisedën që ka

pasur me drejtuesit e FSHFsë. "Gjithsesi, kam komunikuar me drejtues të FSHF-së duke u thënë se këtu në stadium më rrezikohet jeta dhe më duhet të marr një vendim, ose të nxjerrim ekipin dhe ta braktisim këtë kampionat, sepse futbolli është i bukur dhe ne duhet ta përjetojmë si të tillë. Nuk është një arenë fyerjesh apo sharjesh. Drejtues të FSHF-së më kanë premtuar, më kanë thënë 'mos u mërzit' sepse ne do të marrim masa dhe do të boshatiset pjesa e djathtë e tribunës, ku ishin ultrasit. Stadiumi i Lushnjës ishte i gjithi bosh dhe nuk e kuptoj pse tifozët ultras i sjellin pranë tribunës VIP. Nuk ka asnjë nga të zotët e shtëpisë të marrë masa dhe të presë miqtë. Absolutish­t, nuk kishte asnjë drejtues të Lushnjës", u shpreh kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, që është edhe president i nderit të klubit të Bylisit. Gjatë sezoneve të fundit, përballjet mes Lushnjës dhe Bylisit kanë qenë gjithmonë të zjarrta dhe kanë prodhuar probleme. Kështu ndodhi edhe në takimin e djeshëm, ku tifozët u përplasën fillimisht me presidencë­n mike dhe më pas hodhën sende ndaj lojtarëve të Bylisit.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Ballshit, Agron Kapllanaj, dje në tribunën e stadiumit të Lushnjës
Kryebashki­aku i Ballshit, Agron Kapllanaj, dje në tribunën e stadiumit të Lushnjës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania