Panorama Sport (Albania)

Kamara mund Shënkollin, Besëlidhja nis ngjitjen

-

Besëlidhja rigjen fitoren në “derbin” ndaj Shënkollit. Lezhjanët kanë mundur dje skuadrën fqinje me rezultatin 3-1, ku Omar Kamara ka shënuar tre gola. Edhe pse lojtarët e Shënkollit shënuan të parët me Përgjinin që në minutën e 11-të, Besëlidhja përmbysi gjithçka. Trajneri Gledis Lani e nis me fitore detyrën e tij si trajner i Besëlidhje­s. NDESHJA

Takimi ka nisur i shpejtë nga të dyja skuadrat, duke e kërkuar shumë shpejt golin. Të parët që rrezikojnë janë miqtë me David, por që nuk finalizon siç duhet. Në minutën e 11-të janë të besuarit e Alcanit që surprizojn­ë dhe kalojnë në avantazh. Pjetrushi kroson nga një goditje dënimi nga e majta dhe është Përgjini që kontrollon mirë topin në hyrje të zonës dhe godet saktë duke gjetur rrjetën, 0-1. Pas disavantaz­hit, Besëlidhja riorganizo­het duke kërkuar barazimin dhe në të 30-ën është Hepaj që ekzekuton një godije standarde afër zonës shënkollas­e, por e dërgon topin mbi tra. Në të 34-ën, Hoxha hyn në zonën mike dhe pengohet duke bërë që gjyqtari të akordojë penallti. Nga pika e bardhë godet Kamara dhe 1-1. Fraksioni i dytë nis me epërsinë

e Besëlidhje­s, ku në të 52-ën është Hoxha që sulmon majtas, pikas Hebajn të lirë në qendër, por ai nuk godet siç duhet. Pas shumë aksionesh, Besëlidhja e gjen golin e avantazhit në minutën e 80-të. Kamara lëviz shumë mirë dhe provon nga rreth 28 metra

në një pozicion diagonal, ku gjen rrjetën e Shënkollit dhe 2-1. Pas avantazhit, vendësit qetësohen duke e kontrollua­r lojën. Në shtesë është Besëlidhja që sulmon dhe pas një krosimi në zonë është Kamara që godet saktë me kokë dhe 3-1. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania