Panorama Sport (Albania)

Besa tregohet cinike, Elbasani mbetet në kolaps

-

Besa nuk ka mundur të shkojë më shumë se 1-0 përballë Elbasanit të vendit të fundit. Pas shënimit të golit në minutën e 17-të me Kullollin, u duk se do të kishte goleadë nga ana e verdhezinj­ve, kjo edhe për faktin se Elbasani gjatë 45 minutave të para vetëm u mbrojt. Por, me kalimin e minutave, vetëbesimi bëri që në 45 minutat e dyta, sidomos vendësit, të shpërdoron­in raste të pastra shënimi. Rastet më ideale i kishte Çekiçi, i cili shpërdoroi 3 të tilla. Miqtë nga Elbasani, të paktën me atë lojë që prodhuan në 45 minutat e dyta, meritonin një pikë. NDESHJA

Ashtu siç edhe pritej, ndeshja nis me Besën në sulm dhe çuditërish­t një Elbasan që mbrohet me 10 futbollist­ë. Terreni i dhuruar nga miqtë bën që Besa të shtyhet e tëra në sulm, madje prapavija shpërngule­t te qendra e fushës. Që në minutën e 3-të, Dikson godet me kokë brenda zonës, por jashtë. Çekiçi në minutën e 13-të i afrohet golit, por topi “qeth” shtyllën e majtë pingule të miqve. Ky presion solli edhe golin që rezultoi i vetmi i takimit. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi Kullolli godet bukur dhe shënon. Luhet thuajse në një portë, por dendësia e lojtarëve para zonës mike bën që vendësit të mos jenë shumë të përqendrua­r. Elbasani, hera-herës pas minutës së 30- të tenton të dalë në kundërsulm me Arsen dhe Jurgen Lleshin, por pa rezultat. Në minutën e 31- të, Hoxhaj i miqve ekzekuton bukur një

goditje dënimi dhe është Miraka që reagon mirë dhe eviton një gol të sigurt. Me këtë rast mbyllet pjesa e parë. Me daljen në fushë në 45 minutat e dyta, miqtë tregojnë tjetër fytyrë duke parë më shumë përpara. Kjo hapje e tyre “gëzon” Çekiçin si mjeshtër i kundërsulm­it. Pikërisht në minutën e 50-të, pas një topi ideal pas shpine ai vrapon i vetëm përballë portierit Dosti, por gabon duke gjetur këmbët e këtij të fundit. Elbasani nis qarkullon topin mirë, por kur vjen puna te finalizimi mungon pasimi i fundit që sjell rrezikun. Kjo ia lehtëson

punën mbrojtjes së Besës. Futja në fushë e Thaçit e Krasniqit sjell më shumë lëvizshmër­i e freski në lojën sulmuese të Besës. Do të jetë dyshja Thaçi- Çekiçi që japin spektakël në minutën e 62-të, por pa mundur të shënojnë. Në 20 minutat e fundit, Elbasani duke mos pasur çfarë të humbiste, hidhet në sulm duke vënë disi nën presion Besën. Kjo lojë e mirë e miqve nuk shpërblehe­t me raste shënimi, kjo falë gabimeve fatale në pasime pikërisht në hyrje të zonës së Besës. Feriz Ferizaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania