Panorama Sport (Albania)

Pogradeci kap kreun, Apolonia mbetet në krizë

Fierakët nuk bindin, vendësit bëjnë festë në dhoma

- ROMEO XINXIFI

ogradeci ngjitet në krye të Grupit B për herë të parë këtë sezon. Përballë një prej pretendent­ëve kryesorë për vendin e parë siç është Apolonia, liqenorët fitojnë 1-0 me golin e Shkulakut në minutat e fundit. Pogradeci mund të konsideroh­et një pretendent­e serioze për elitën, pavarësish­t disa largimeve dhe faktit që nuk e ka nisur me bujë sezonin. Nga ana tjetër, fierakët nuk po funksionoj­në siç duhet, duke pësuar humbjen e radhës. Si asnjëherë tjetër, vendësit janë gëzuar në dhomat e zhveshjes pas fitores, ndërkohë që trajneri Marjol Miho i Apolonisë i ka mbajtur të bashkuar të tijtë në formë rrethi për disa minuta në fushë, duke bërë edhe një minianaliz­ë. Pavarësish­t rezultatit, të dyja ekipet treguan nivel dhe cilësi në lojë. NDESHJA

Një takim që nuk ka pasur shumë histori në 15 minutat e para, ku të dyja ekipet ishin shumë të kujdesshme në çdo repart dhe nuk guxonin shumë në veprimet sulmuese. Ka qenë Sota për miqtë që godet më kokë, por jashtë kuadratit. Të njëjtën kundërpërg­jigje bëjnë vendësit me anë të Berberit që gjuan me kokë, por pret portieri. Pas disa minutash, përsëri ky duel, por Arizaj me vështirësi grushton në këndore. Rasti më ideal për pogradecar­ët është për Ivanin që del përballë portierit mik, vepron mirë me topin duke u

pozicionua­r siç duhet, por gjuajta është e gabuar. Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa e dyta nis më mirë për vendësit. Është Hidri në minutën e 48-të që pas një harkimi në zonë gjuan nga shumë afër, por mbi traversë. Shfaqet Hysenshena­j në minutën e 57-të duke gjuajtur

fort nga jashtë zone, por Mali është i saktë duke pritur në dy kohë. Më pas vijnë tri mundësi të Shkulakut, por ai tregohet pak egoist dhe i pasaktë në ekzekutim. Megjithatë, e bën korrigjimi­n në minutën e 83-të ku pas një topi nga e djathta e sulmit, pothuajse mbi pikën e

penalltisë, mesfushori gjuan në gjysmë lartësie dhe kalon të tijtë në avantazh. Ky gol do të ngelet në fuqi deri në fund dhe kështu liqenorët marrin një 3pikësh shumë të rëndësishë­m dhe ngjiten të vetëm në krye. Ndërkaq, Apolonia nuk ka ecurinë që pritej.

 ??  ?? Lojtarët e Pogradecit duke festuar fitoren ndaj Apolonisë
Lojtarët e Pogradecit duke festuar fitoren ndaj Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania