Panorama Sport (Albania)

omori del nga kriza, Bardhi ortierët si shtypës rrushi

2igerianët gjejnë golat në Berat, Turbina nuk ia del

- Eris Sylyku

Tomori rigjen fitoren dhe "zhyt" në krizë Turbinën. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli nuk e ka pasur edhe aq të lehtë përballë cërrikasve, por në fund kanë siguruar një trepikësh që i jep shpresë për vazhdimësi­në. Duhet thënë që Berati është fatsjellës për nigerianët, pasi që të tre golat e shënuar në këtë 90-minutësh mbanin firmën e tyre. Turbina nuk ngre dot kokë, pasi për 70 minuta e pa veten në inferiorit­et numerik, pas daljes me të kuq të portierit. Dhe duhet thënë që as trajneri Sinan Bardhi nuk e kurseu Sulenjin dhe Demollarin, ndërsa i krahasoi me "shtypës rrushi".

NDESHJA - Tomori e nis vrullshëm lojën, duke kaluar në epërsi shpejt. Drabo kroson në minutën e 3-të nga një goditje standarde dhe Kingsley i gjendur në zonë, nuk fal pas asaj gjuajtjeje potente me kokë. Ky gol jep qetësi dhe presingu i vendësve shtohet. Në minutën e 7-të, Çaço dërgon një asist në zonë, por këtë herë Kingsley shpërdoron një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin. Miqtë mundohen të reagojnë, por pas minutës së 20-të e kanë të pamundur, pasi mbeten me një lojtar më pak në fushë. Portieri Sulenji ndalon me dorë jashtë zonës një gjuajtje të sulmuesit Kingsley, e cila do të përkthehej në një gol të sigurt dhe kryesori i tregon të kuqin. Koleci një minutë përpara përfundimi­t të pjesës së parë ka sjellë një tjetër rast të rrezikshëm, duke goditur fuqishëm në trajektore­n e portës, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën. Eyoh do të provonte rastin e parë për miqtë në të 58- ën me një parabolë, por kupton gjithçka Braçe. Shaqe në të 59-ën shërben mjaft mirë për Sharavolli­n, i cili godet saktë, por topi përplaset në duart e portierit Demollari. Në minutën e 78-të, beratasit do të arkivonin golin e dytë në këtë përballje, teksa Sharavolli pason saktë për Friday, i cili godet dhe nuk i lë vend për reagim Demollarit. Miqtë do të ngushtonin shifrat në të 89ën me anë të sulmuesit Eyoh, i cili kap në befasi beratasit pas një kundërsulm­i dhe shënon në 2-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania