Panorama Sport (Albania)

“Tango” e sulmit, Higuain vetëm një gol para Ikardit

Balancë totale mes dy sulmuesve të Milanos

-

Inter-Milan vë përballë dy nga sulmuesit më të fortë të kampionati­t italian, ndoshta edhe të Europës. Nuk është thjesht një ndeshje mes dy ekipeve të qytetit, është gjithashtu një derbi argjentina­s mes Mauro Ikardit dhe Gonzalo Higuainit. Dy liderët e formacione­ve, atij zikaltër dhe atij kuqezi, do të kërkojnë të udhëheqin skuadrat e tyre drejt një triumfi që vlen shumë.

KRAHASIMI

Është shndërruar në një temë më vete krahasimi mes dy bomberave argjentina­s. Dikush pëlqen lëvizjet e Ikardit në zonë, të tjerë pëlqejnë lëvizshmër­inë e Higuainit jashtë saj. Dikush

zgjedh intuitën e kapitenit të Interit për të shënuar me kokë, dikush zgjedh goditjet e Pipitës nga jashtë zone. Cilido ka karakteris­tikat e veta dhe për të dyja skuadrat janë lojtarë vendimtarë në këto momente. "Opta" i ka vendosur përballë njëri-tjetrit dy argjentina­sit sepse shifrat nuk gënjejnë kurrë.

Ato tregojnë të vërtetën dhe në këtë rast, Gonzalo Higuain është një hap përpara Ikardit për golat e shënuar dhe goditjet në portën kundërshta­re. Le ta nisim nga ky i fundit. Ka luajtur 5 ndeshje në Serinë A dhe ka shënuar 4 gola me fanellën kuqezi. Ai ka provuar gjithashtu më shumë sesa Ikardi të godasë portat kundërshta­re (20 me 15). Kapiteni i Interit për momentin ka shënuar 3 gola në kampionat në 6 ndeshje të luajtura.

ÇFARË BARAZIE

Por, çfarë ekuilibri kanë të dy sulmuesit në të dhënat e tjera të paraqitura nga "Opta". Saktësia e goditjeve dhe "shënjestri­mi" i kuadratit të portave kundërshta­re është 50 për qind për të dy, po ashtu si përqindja e realizuesh­mërisë. Si Higuain ashtu dhe Ikardi shënojnë 20 për qind të goditjeve të tyre. Po ashtu është e njëjtë edhe shifra e prekjes së topave në zonën kundërshta­re: 27 për secilin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania