Panorama Sport (Albania)

Përvojë dhe mentalitet, ja si Gatuzo e ndryshoi ekipin

-

Krizë nervash dhe rezultates­h, por grinta e tij e largoi Milanin nga hendeku. Xhenaro Gatuzo është njeriu i kuqezinjve, i cili sot prezantohe­t në derbi me një skuadër në gjendje mëse të mirë fizike. Forcë - Djemtë e tij i mbyllin ndeshjet pa mungesa të dukshme oksigjeni dhe kjo sepse Rino është nga ata që ekipin e shtrydh në stërvitje, por në parapërgat­itjen verore vendosi të mos i masakronte lojtarët ashtu siç bënte me veten, kur ishte ende futbollist. Shembulli më i mirë është përmbysja ndaj Olimpiakos­it, nga 0-1 në 3-1 në 20 minuta. MENDËSI – Milani u paraqit në ndalesën e Ligës së Kombeve me tri fitore radhazi. Trajneri e ka bërë grupin më të vëmendshëm ndaj udhëzimeve që u propozohen brenda mureve të “Milanello”s. Koncepti duket i thjeshtë, me kuqezinjtë që mund të fitojnë çdo ndeshje nëse shfaqin mentalitet­in e duhur dhe Rino po ia mëson më së miri. KOMBËTARET – Për trajnerët, pushimi i kampionati­t për t’u bërë vend ndeshjeve të kombëtarev­e është një thikë më dy presa. Nga njëra anë shërben për të motivuar lojtarët që vijnë nga dëmtimet apo kanë luajtur pak, teksa nga tjetra mund të mbingarkoj­ë ose dëmtojë lojtarët që paraqesin një moment të mirë forme. Pa 12 lojtarë në javët që paraprinë derbin, Gatuzo ka bërë një punë të ngjeshur në tri ditët e fundit. NDALESA – Sa herë “ndërhyjnë” kombëtaret, kujtimet bëjnë të dridhen kuqezinjtë. Barazimet

(dhe kriza) erdhën pikërisht pas ndalesës së 9 shtatorit, kur kuqezinjtë radhitën tri barazime në kampionat. Rinisja e punimeve ka qenë më pozitive këtë herë, por në rast se “Djallit” i rrëshqet sërish, pasojat mund të rezultojnë më të rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania