Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 – Pjesën e parë e ndjek si spektator, më pas një pritje e rëndësishm­e në fillim të pjesës së dytë ndaj Piatek. KANSELO 7 – Në korsinë e djathtë nuk mund ta ndalë askush, aktualisht është “arma” e shtuar e Juventusit.

BONUÇI 5 – Me shiritin e kapitenit në krah, është... më i dobëti në fushë: spastron keq topin dhe qëndron i ngrirë te goli i Besas. BENATIA 5 – Duelin me Piatek duket sikur po e fitonte ai, pas ndëshkimit me karton të verdhë humbet siguri.

A.SANDRO 6.5 – Ndeshje e kujdesshme, korsia e majtë është në kontrollin e tij total. BENTANKUR 6 – “Enigma” është zgjidhur: më mirë sesa në rolin e “regjisorit” luan në krah, ku gabon më pak dhe vrapon më shumë.

PJANIÇ 6 – “Metronomi” i zakonshëm i Alegrit, pavarësish­t një pasditeje ku i mjafton të qarkullojë topin.

MATUIDI 6 – Vrapon dhe ndal sulmet e Xhenoas, i palodhur (nga 71’ Dibala 5.5 – Në minutat e pakta që qëndron në fushë shpërdoron një rast që mund t’u kishte dhënë fitoren bardhezinj­ve).

KUADRADO 6 – Rikthehet në “tredhëmbës­hin” e Alegrit, shërben mirë vazhdimish­t Ronaldon (nga 59’ D. Kosta 6 – ka pak hapësira, por si driblues puro mundohet t’i krijojë vetë). MANXUKIÇ 5.5 – Asnjëherë protagonis­t në aksionet e “Zonjës”, ndeshja i rrëshket nga duart (nga 81' Bernardesk­i pa notë)

RONALDO 6.5 – Çdo top që prek, në hapësirën e parë, e dërgon drejt portës së Xhenoas. Gol, shtyllë... bën gjithçka, por skuadra e ndihmon pak.

Trajneri Masimilian­o Alegri 6 – Juventusi këtë herë e tërbon: e bukur në pjesën e parë, ndëshkohet në shpërqendr­imin e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania