Panorama Sport (Albania)

Alegri, i “xhindosur”: E kishim mendjen te sfida me Mançesteri­n

Trajneri bardhezi: Sfida si kjo falin titullin

-

Barazimi i parë sezonal i Juventusit i lë një shije të hidhur Masimilian­o Alegrit. Trajneri bardhezi foli pas ndeshjes me Xhenoan dhe thotë se ekipi i tij nuk e dominoi asnjëherë sfidën dhe nuk tregoi superiorit­etin ndaj rivalit. Atij nuk i ka pëlqyer aspak diçka e tillë. PAQARTËSI - “Nisja e ndeshjes ishte shumë e mirë, edhe pse patëm shumë paqartësi në lojë dhe pak durim. Nuk ishim kurrë padronët e ndeshjes dhe Xhenoa nga ana e saj ishte e zonja për të qëndruar në lojë dhe për të na ndëshkuar me golin e barazimit. Nuk arritëm ta menaxhonim ashtu siç duhet fitoren dhe të qarkulloni­m topin. U lamë shumë fushë sulmuesve të tyre dhe gabuam. Duhet të fitonim, por e kishim mendjen në Mançester”. PASIMET - “Mendja te Mançesteri? Gjatë javës nuk kam pasur sinjale pozitive nga skuadra, por fillimi i ndeshjes më bëri të shpresoja. Jam i zhgënjyer sepse nga ndeshje të tilla vendoset titulli kampion. Ndoshta mund të rrezikojmë edhe kreun e klasifikim­it. Sepse nëse fitonim do ta vendosnim në presion Napolin, por nuk ia dolëm”.

HERA E PARË - “Në Mançester do të jetë një ndeshje ndryshe, mes dy skuadrave që do të luajnë patjetër për fitore. Xhenoa u tregua e saktë, duke u mbrojtur dhe duke na goditur në momentin tonë më të vështirë. Dhe në fund patëm fat që u mbrojtëm nga disa kundërsulm­e

të tyret që mund të na shkaktonin dëme më të mëdha. Ndoshta është hera e parë që kur jam te Juventusi që gjej një skuadër që na nxjerr nga ndeshja. Por nuk është koha për të ngritur zërin tani. Duhet të reagojmë në tjetër mënyrë, duke i mbajtur këmbët në tokë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania