Panorama Sport (Albania)

Mou: Asistenti u tregua i paedukatë

"Nuk jam zemëruar as me tifozët e Çelsit, edhe pse ata nuk më respektuan"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një fund ndeshjeje i zjarrtë prej atij goli të vonë të Barklejt, i cili shmangu humbjen e parë të Sarrit në Premier dhe e futi me të drejtë italianin në historinë e klubit londinez. Në fakt, ai është trajneri i parë në historinë e klubit që nuk humbet një ndeshje në 8 javët e para të sezonit të debutimit. Një gol që e tërboi Murinjon, jo vetëm sepse barazimi e largoi nga kreu 9 pikë, por portugezi u zemërua nga provokimi i bashkëpunë­torit të Sarrit, Marko Iani. Në konferencë­n për shtyp, tekniku i Junajtid shfaqet i qetë: "Doni të dini se çfarë ndodhi në fund? Unë mund t'iu them se 97 minutat e ndeshjes ishin aq të bukura, sa ju doni të përqendroh­eni tek ajo? Unë nuk mora respektin e tifozëve të Çelsit në këmbim, por kjo nuk është përgjegjës­ia ime (i referohet ngritjes së tre gishtave). Ajo që unë bëra sot këtu do ta bëja edhe në Madrid, Milano dhe Porto. Reagimi i tifozëve nuk është diçka që e vendos unë. Nuk jam i zemëruar me asgjë. Për atë që ndodhi me asistentin e Sarrit, Mauricio ishte i pari që erdhi tek unë dhe më tha se do ta zgjidhte ai. Ndihmësi erdhi tek unë më pas dhe më kërkoi ndjesë. I thashë 'harroje, edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierë në të shkuarën'.

Nuk është faji im, por i asistentit të Sarrit. Ai u tregua shumë i paedukatë, por Sarri e zgjidhi situatën. Ata më kërkuan të dy ndjesë dhe unë e pranova. Për mua, historia mbyllet këtu. Nuk e di emrin e tij dhe nuk dua ta di, por gjithçka është në rregull".

NDESHJA - Më pas, 55-

vjeçari komenton ndeshjen: "Ne ishim skuadra më e mirë në fushë. Përpara ndeshjes 1 pikë në ' Stamford Bridge' mund të thuhet se është një rezultat i mirë, sepse është shumë e vështirë të fitosh këtu, por pas ndeshjes dhe mënyrën sesi shkoi ajo, është një rezultat i tmerrshëm për ne

dhe fenomenal për ta. Ne ishim në lojë, kontrollua­m Hazardin dhe Zhorzhinjo­n. Pas golit të dytë patëm raste për të shënuar edhe të tretin. Ishim skuadra më e mirë, ishim të qetë në kontrollin e topit". Nuk mungon as një shigjetë për kohën shtesë të akorduar nga Majk Din: "Shpresoj që çdo arbitër

të bëjë të njëjtën gjë si ai dhe të japë 6 minuta. Nuk e di nga dolën. Ne u përpoqëm gjithnjë të luanim dhe nuk pati shpenzim kohe. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët e mi përveç rezultatit. Ishte një ndeshje fantastike dhe rezultat shumë i pamerituar, por i tillë është futbolli".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania