Panorama Sport (Albania)

Siti “shuplakë” Bërnlejt për kreun, Shaqiri zhbllokon Salahun

Liverpuli i përgjigjet ndaj Hadërsfill­dit

-

Kampionati i Mançester Sitit rinis me një shuplakë ndaj Bërnlejt: Pavarësish­t kontestime­ve të miqve për vlefshmëri­në e golit të dytë, që mban firmën e Bernardo Silvës, rezultati final 5-0 tregon superiorit­etin e padiskutue­shëm të kampionëve të Anglisë. "Qytetarët" kalojnë në avantazh në minutën e 17-të me Agueron, pas dy pritjeve të shkëlqyera të ish-it Xho Hart ndaj sulmeve të Agueros dhe David Silvës. Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës nuk ka mëshirë. Goli i 2-0 vjen pas një rënieje të Sanesë në zonë, Bërnlej kujton se arbitri ka vërshëllye­r penallti dhe lojtarët lënë lojën duke protestuar, por Mos lejon avantazhin: David Silva vazhdon aksionin dhe Bernardo Silva shënon. Është minuta e 54-t. Dy minuta më vonë maturohet 3- 0 nga Fernandinj­o. Ndërsa, në fund, shënojnë Mahrez dhe Sane (83' dhe 90'). Duke përfituar nga ndalesa e Çelsit, tashmë "qytetarët" kryesojnë vetëm me Liverpulin. Lajmi tjetër i mirë për Guardiolën është rikthimi në fushë i Kevin De Brujnes. Belgu hyri në fushë

në minutën e 58-të.

- Falë një goli të Mohamed Salahut (i cili zhbllokohe­t pas një muaji. Goli i fundit që kishte shënuar ishte ai ndaj Sauthempto­nit më 22 shtator) ku Liverpuli del fitimtar nga "John Smith's Stadium" dhe i bashkohet Mançester Sitit në krye të

klasifikim­it në kuotën e 23 pikëve, duke ndërprerë një seri prej katër ndeshjesh pa fitore mes kampionati­t dhe kupave. Ndeshja kundër skuadrës së parafundit të klasifikim­it, Hadërsfill­dit, në letër dukej e lehtë. Por, jo po t'u hedhim një sy statistika­ve të këtij Liverpuli me Klopin në stol, që

vuan më shumë ndaj tre vendeve të fundit në klasifikim sesa ndaj kreut: prej 2015-ës, "reds"-at kishin arritur përpara kësaj ndeshjeje vetëm 6 fitore në 19 takime. Por, vendësve u mungon edhe një penallti e pastër që i shpëtoi Oliverit në fund të pjesës së parë. I Xherdan Shaqirit

asisti për egjiptiani­n në minutën e 24-t dhe Salah shënon me depërtimin e tij klasik, por topin në rrjetë e dërgon me majën e këmbës së tij të djathtë, jo atë të preferuarë­n e tij. Ishte goli i 50-të i tij për Çelsin dhe Liverpulin në Angli në vetëm 83 ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania