Panorama Sport (Albania)

Partizani, fitore për infarkt

Tirana nuk njeh rivale dhe vazhdon me pikë të plota, fitojnë edhe Mirdita e Teuta

-

Superndesh­ja e ditës së tretë, në volejbol lin e femrave, ka qenë ajo mes dy rivaleve të vjetra, Partizanit dhe Barletit. Një derbi që solli një fitore të vajzave, që drejtohen nga Roland Tarja, vetëm pas përmbysjes 3-2. Në duelin tjetër, bardheblut­ë e trajnerit Adrian Gorenxa kanë dalë fituese edhe në ndeshjen e luajtur dje në Krutje, përballë Lushnjës, në shifrat 3-0. Ndërkohë një ndeshje të bukur dhuruan edhe vajzat mirditore në Shkodër, teksa e kanë mundur ekipin e Mark Kroqit, pastër dhe me lehtësi 3- 0, duke u dhënë një leksion volejbolli. Dhe në fund, takimi i luajtur në Durrës pa fituese Teutën 3-1, por vajzat korçare bën një qëndresë të fortë. PARTIZANI - BARLETI

Super derbi, që ngjalli plot emocione, ankth dhe rivalitet ka qenë takimi mes tyre i luajtur në "Asllan Rusi", ku fati i ndeshjes u vendos vetëm nga seti final, i cili përfundoi në favor të skuadrës që drejtohet nga Roland Tarja. Gjithnjë përballjet mes tyre kanë qenë të tilla, si në kupë po ashtu edhe në kampionat e kësisoj nuk mund të mos ndodhte edhe në këtë përballje të këtij fillimsezo­ni. Volejbolli­stet studente të Barletit edhe pse arritën të merrnin dy setet e para, të parin me mjaft lehtësi 25-11 dhe në të dytin në shifrat 25- 21, kanë shpërdorua­r këtë avantazh të dyfishtë, në vijimin e lojë. Ndoshta ishte dhe një nënvlerësi­m i tyre, që i dha mundësi Partizanit të besonte te fitorja dhe të rikuperont­e gabimet e dy seteve të para. Të "kuqtë" fitojnë në setin e tretë, 25-19 dhe të katërtin 25-22, duke barazuar 2-2 shifrat e seteve, duke shkuar në setin final. Dramatik ka qenë fraksioni i fundit, ku fillimisht udhëhoqi Barleti e më pas Partizani që rikuperon. Por në pikët shtesë vajzat e Partizanit arrijnë ta përmbysin rezultatin e seteve 3-2. LUSHNJA - TIRANA

Tirana vijon pathyeshmë­rinë në volejbolli­n e femrave, duke ruajtur kreun e renditjes edhe pas ndeshjeve të javës së tretë të Kampionati­t Kombëtar, duke qenë tashmë skuadra e vetme në renditje me 9 pikë të plota. Kjo sfidë për kryeqyteta­set, ishte një formalitet pasi e dominuan ndeshjen në të trija setet. Që në setin e parë, i cili nuk zgjati më shumë se 17 minuta, vajzat e Tiranës triumfuan 25-13. Po kështu kanë fituar me lehtësi dhe diferenca pikësh edhe në dy setet e tjera, 25-16 dhe 25-17. VLLAZNIA - MIRDITA

Një fitore plotësisht të merituar dhe me lehtësi, vajzat mirditore kanë mundur Vllazninë brenda në Shkodër,

duke u ngjitur të dytat, në renditje. Ka qenë një ndeshje që ishte një formalitet për vajzat nga Rrësheni, që nuk patën shumë rezistencë nga vendaset, të cilat akoma nuk kanë marrë asnjë fitore duke qenë të fundit me zero pikë, së bashku me Lushnjën. Teuta - Skënderbeu

Në një ndeshje plot rivalitet dhe plot emocione gjatë dy të gtretave të lojës. Durrsaket fitojnë dy setet e para, por korçarët rihapin ndeshjen në setin e tretë dhe me pak kujdes mund të kishin dalë me pikë nga kjo përballje, por gabuan në pikët shtesë të setit të katërt. Megjithatë durrsaket kanë triumfuar 3-1.

A. Dushku. / A. Alushi / S. Nikshiqi / R. Gjini

 ??  ?? Çast nga ndeshja Partizani Barleti
Çast nga ndeshja Partizani Barleti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania