Panorama Sport (Albania)

Erzeni i jep “leksion” Tiranës, korçarët triumfojnë me Farkën

-

Pas çiftit Tirana e Vllaznia, që kryesonin së bashku në dy javët e para të kampionati­t, tashmë ka ndodhur përmbysja e renditjes, pas ndeshjeve të së shtunës, të vlefshme për javën e katërt, duke nxjerrë dy emra të tjerë kryesues, Erzenin dhe Skënderbeu, edhe pse i vetmi formacion i pamposhtur deri në këtë fazë të sezonit mbetet Vllaznia, skuadër që në bazë të kalendarit ishte pushim.

TIRANA - ERZENI

Skuadra kampione në fuqi, ka triumfuar lehtësisht ndaj kryeqyteta­sve në sallën sportive "Fahrie Hoti", teksa kanë fituar 3-0 ndaj Tiranës. Edhe pse në letër parashikoh­ej të ishte një ndeshje më e luftuar, në fakt, në parket, ajo foli gjatë gjithë kohës për shijakasit, që e kanë merituar plotësisht suksesin e radhës. Për bardheblut­ë ishte një ndeshje për t'u harruar. Ata ishin në një ditë të errët, kryen shumë gabime, sidomos në dy setet e para. Këtë fakt e përdori në favor Erzeni, i cili ishte dominues dhe superior në të gjitha drejtimet. Edhe pse Tirana tentoi të "zgjohej" në setin e tretë, ishte shumë vonë, sepse miqtë nuk e ulën ritmin e lojës deri në pikën e fundit.

FARKA VOLEJ - SKËNDERBEU Një fitore të merituar, por me një luhajtje në setin e tretë, ka arritur të marrë ekipi korçar në kryeqytet, në përballjen kundër Farka Volej. Skënderbeu vazhdon të jetë surpriza më e bukur e këtij sezoni, duke regjistrua­r 3 fitore dhe një humbje, e cila i lejon që të kapë kreun e renditjes së bashku me Erzenin. Me fitoren 3-1 të arritur në "Fahrie Hoti" ndaj Farka Volej, korçarët mendojnë pretendime­t për titullin. Një ndeshje plotësisht e dominuar prej tyre, ka sjellë një fitore po aq të merituar. Nga Farka Volej pritej më shumë në këtë sfidë, por ata gabuan në mënyrë të tepruar dhe nuk patën forcën e duhur për të ndalur miqtë nga Korça, që edhe pse humbën një set, ishin superiorë dhe treguan një formë të shkëlqyer. ELBASANI - PARTIZANI Partizani fiton në transfertë me Elbasanin 3- 0 me sete në volejboll për meshkuj. Pavarësish­t shifrave ndeshja ka qenë e rivalizuar, sidomos në setin e parë dhe të tretë. Kështu, i pari u mbyll në favor të kryeqyteta­sve 19-25. Në të dytin miqtë e patën më të lehtë, duke fituar thellë në shifrat 1225. Seti i tretë ka qenë shumë i rivalizuar, por sërish janë

miqtë që ia dalin të fitojnë, kësaj here në shifrat 23-25 dhe e mbyllur krejt takimin në vetëm tri sete.

TEUTA - STUDENTI

Fitore të lehtë ka arritur edhe ekipi tjetër kryeqyteta­s, Studenti teksa ka fituar në Durrës, kundër Teutës 3-0. Skuadra e trajnerit Reka kamenaxhua­r pas asnjë problem të gjitha situatat e lojës në impiantin në "Ramazan Njala" dhe konfirmohe­t një kandidatur­ë shumë serioze për zonën "play off." Me këtë humbje, ekipi durrsak është zhytur në fundin e tabelës së renditjes me zero pikë.

A. Dushku / V. Mema / R. Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania