Panorama Sport (Albania)

Sarri e “kap” në fund, Murinjo sherr në fushë

Asistenti i Sarrit provokon portugezin, plas sherri

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Imazhi i < hoze Murin jos, i cili u tregon tre gishtat tifozëve të Çelsit për t'iu kujtuar kampionate­t që fitoi në stolin e bluve, uli siparin në "Stamford Bridge" të një barazimi 2-2, që frenon ngjitjen e skuadrës së Sarrit dhe forcon shpirtin e =unajtid në prag të sfidës së Champions-it kundër =uventusit. Katër golat e lëkundin po aq herë ndeshjen, por ai që në mënyrë të pavullnets­hme provokon kaosin është ai i 2-2 i Barklejt në >?'. @oditja e ishtalenti­t të Evertonit shpëton pathyeshmë­rinë e Çelsit në frymëmarrj­en e fundit dhe shpërthen delirin e stolit të tij. Më i papërmbajt­shmi është Marko Iani, ish-mesfushori italian, asistent i Sarrit. Kthehet me fytyrë nga stoli i =unajtid dhe diçka i ulëret Murinjos, reagimi i të cilit është një vullkan. Portugezi lëshohet drejt tij dhe janë stjuartët, lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit ata që përpiqen të rikthejnë qetësinë. Përplasja zgjat një minutë, pastaj rinis të luhet, por pas 30 sekondash arbitri Ain vërshëllen fundin. Sarri dhe përgatitës­i atletik, Berteli, shkojnë dhe i shtrëngojn­ë dorën Murinjos, i cili i thotë diçka trajnerit të Çelsit, pastaj largohet drejt tifozëve të =unajtid për t'i duartrokit­ur. Kur kthehet drejt tunelit, thirrjet e tifozëve të Çelsit "shko p... Murinjo" sjellin nBjerrjen e tre gishtave nga portugezi, për t'u treguar se këtu ka fituar tre tituj.

N ES A - Rezultati 2-2 është i drejtë. Ora e parë e lojës kontrolloh­et nga Çelsi, që kalon në avantazh në sulmin e parë në 21', me goditjen me kokë të Rydiger, pas goditjes së këndit ekzekutuar nga Cillian. Alonso shpërdoron 2-0, duke kontrollua­r keq topin, krejt i lirë përballë Ae @eas. Pastaj i takon Moratës për të humbur një shans të mirë në fillim të pjesës së dytë. @oli i 11 është i Marsialit në 55'. Sulmuesi francez menaBhon mirë një goditje-kros të =angut dhe mposht Kepën, fantastik në ndërhyrjen e pak çasteve më parë ndaj Matës. Barazimi ndryshon ndeshjen. Çelsi humbet fillin e lojës së tij me topa të gjatë dhe =unajtid imponon superiorit­etin fizik. Në 73', Mata parashikon lëvizjen e Aavid Luizit, shërben Rashfordin dhe pasimi i sulmuesit gjen edhe një herë Marsialin, i cili lëshon edhe një herë tjetër të djathtën e tij kirurgjike. =unajtid është zot në fushë dhe Herrera mund të shënojë edhe golin e tretë. Sarri provon kartat Pedro, Barklej dhe <hiru.

Në minutën e >?-të, në aksionin e fundit Luiz godet shtyllën, Rydiger provon të kthejë topin e kthyer pas, por goditja vendimtare është e Barklejt. 2-2, pastaj sherri dhe në fund ndjesa. Murinjo gjen pikën e parë në 4 ndeshje në ish-stadiumin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania